Na bëjnë gjithnjë të ëndërrojmë ato çifte që kapen ende për dore, pasi kanë kaluar një jetë krah për krah. Dhe që përballë pyetjes sonë: "Por, si ia dalin?" na shohin me qetësi. "Bëjmë si mundemi", duket sikur përgjigjen. Larg performancave sentimentale dhe diktatit...
Dikur kishte gjithçka shumë e thjeshtë. Nuk mund të thuhet se ishte ekzaltuese. Por më e thjeshtë. Çifti nuk shihej doemos sinonim i dashurisë, as një vend i rritjes vetjake. Ishte sidomos një formë e aleancës familjare dhe trashëgimisë, rrethana të shenjtëruara nga vijimësia, kështjella e parë e rendit të përbashkët ekonomik, fetar dhe social. Vetëm çështje fati të rrallë, asnjë fërgëllimë, asnjë pasion. E shumta ngrohtësi. Prova?
Le të shohim si flitet për çiftin në letërsi, tempull i dashurisë:
"Pasi martohen, duhet që njëri nga të dy të heqë dorë jo vetëm nga vullneti i vet, por edhe nga opinionet e veta që fillon me parimin se duhet parë përmes syve të tjetrit. Që duhet dashur çfarë tjetri do. Që burim i mrekullueshëm lumturie është t’i bindesh atij që do…". Zhorzh Sandi, që i ka shkruar këto fjalë, nuk ishte një grua e bindur. Dhe duke i parë gjërat me këtë sy, nuk mund të thuhet për shembull se Madam Bovaria ishte e palumtur me të shoqin para se dashuria ta gremiste. Por, pas shekujsh në të cilët martesa ka qenë kaq e mërzitshme, por e lehtë për t’u menaxhuar, një sërë ndryshimesh e kanë tronditur atë. Filloi të praktikohet divorci, që pastaj u ndoq nga lëvizjet e çlirimit të gruas, të cilat i kanë dhënë të drejta për barazi edhe seksuale dhe në fund nga kontraceptivët, që i kanë bërë gratë të zonjat për të vendosur fatin e tyre prej nënash.
Një idealizim i dashurisë
"Nga një opsion i rëndë, dashuria në çift është shndërruar në një domosdoshmëri", shkruan filozofi Pascal Bruckner. Si të thuash, kemi kaluar nga një dogmë në tjetrën. "Bashkimi mbi baza ekonomike shihet tashmë si një sakrilegj, – vijon Bruckner. – Kemi rrëzuar muret e burgut martesë, por mbahet në këmbë një burg edhe më i keq brenda nesh: dashuria e përsosur".
Është e qartë që nuk jemi duke i thurur lavde këtu kohëve kur martesat ishit të llogaritura dhe pikë. Por konstatimi është i thjeshtë: dashuria ka shtënë në çift irracionalitetin, idealizimin, projektimin e dëshirave tona. Dhe bashkë me gjithë këtë, shfaqet edhe droja para vetëdijes se nuk ka më rregulla për të ujdisur një alkimi. Shqetësimi bëhet edhe më i rëndë kur qartësohet fakti se dashuria në çift është tashmë metri i lumturisë sonë.
Për më tepër, nga arritja e dashurisë varet arritja e tërë jetës sonë I Për të fashitur shqetësimin tonë, kemi kërkuar përgjigje tek çdokush që është i gatshëm për të na i dhënë, për të na ofruar receta, për të na zbuluar sekrete. E kështu kemi përfshirë filozofët, shkrimtarët, psikologët… duke përftuar një ortek këshillash. Duam për çiftin një gjë të përkryer për ta vënë në kornizë? S’ka problem, bota është plot ekspertë të gatshëm për të zbuluar se ku është Graali i shenjtë.
Koncepte psikologjike të keqidealizuara
Pra, u kërkuam këshilla psikologëve dhe ata na i ofruan me dëshirë. Një çift që reziston, shpjeguan ata, kalon nëpër katër etapa: shkrirja, dallimi, eksplorimi, shoqërizimi. Dhe brenda çdo "joni" lëviz fantazma e ndarjes. Kurse ne, kemi hartuar disa norma.
Një moment mosvëmendjeje dhe…hop, jemi të mbaruar, si nëpër video-lojëra. Pra, çifti është i shkatërruar. Pas kësaj. natyrisht, të dy palët ndihen të lirë për të provuar një partner të ri. Nga ana tjetër: "e kotë të ndalemi te i pari, nëse i dyti mund të jetë ai i duhuri", pohohet në reklamën e një siti takimesh online.
Nga ky koktej konceptesh të keqinterpretuara, por të kultivuara me shumë kujdes, lind një lloj vademekumi shumë i përhapur dhe shumë më i dëmshëm nga sa mund të duket në pamje të parë. Për të mos arritur këtu, duhet pasur në vëmendje:
Së pari: nëse do ta bësh të qëndrueshëm çiftin, nuk ka pse të jetohet në mënyrë të shkrirë.
Së dyti: nuk ka nevojë të ndryshohet tjetri dhe pastaj…duhet përpjekur që ta mbash gjallë vazhdimisht dëshirën seksuale, të flasësh shpesh për marrëdhënien, të bësh të mundur që fëmijët të mos e minojnë. E gjitha, natyrisht ngadalë dhe në thellësi, me ndershmëri dhe këmbëngulje. Çiftet që i rrinë larg recetave të paracaktuara kanë krijuar lidhje që rezistojnë në kohë. Si ia kanë dalë? Duke e gjetur rrugën ditë pas dite. Që vlen për atë që vlen, por që është e tyrja. Që i mban të përmbajtur, së bashku, përdore.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës