Telegrafi

Trumza është rregullator i qarkullimit

Përveç relaksimit të shpeshtë, pushimit, trumza ndikon në kapilarë duke e bërë zgjerimin e tyre.

Përdorimi: Në një litër ujë qitni një lugë gjelle të kësaj bime dhe e vloni deli në gjysmë. Kullojeni në një gazë dhe ruajeni në një enë qelqi të mbyllur mirë, gjatë 5 javëve e fërkoni në rrënjë të kokës çdo të 8-ën ditë pas larjes.

Këtë masazh duheni ta bëni me kujdes dhe lehtë, se mund të lëndohen enët e vogla të cilat pëlcasin.

(Trumza, Thymus serpyllum, është bimë shumëvjeçare, gjysmëshkurre me kërcell të gjatë me bazë drunore të shtrirë. Në të zhvillohen rrënjët adventive dhe në majë mbaron me fletë rozete (të dekoruara). Ka lartësi deri në 30 cm. Degët me lule janë me gjatësi 4-7 cm dhe zhvillohen për së gjati me kërcellin të mbuluara me qime, fletët i ka të imëta me madhësi 0.5-1.5 cm dhe gjerësi deri 6 mm dhe lule të përbëra me madhësi deri në 5 mm me qime dybuzore, ka mbajtëse të vogël dhe janë të shoqëruar në lulëza para majës së kërcellit. E gjithë bima është me shumë erë aromatike dhe me shije të këndshme, sidomos kur fërkohet. Rritet në vende të thata me diell dhe në livadhe). /Telegrafi/