Nga: Joel Suss / The Financial Times
Përkthimi: Telegrafi.com
Deklarata e Donald Trumpit se Kanadaja do të mund të shmangte një luftë tregtare me ShBA-në, duke u bashkuar si “Shteti i 51-të i dashur”, ka risjellë në vëmendje krizën e vjetër ekzistenciale të vendit.
Megjithëse kryeministri Justin Trudeau e hodhi poshtë këtë sugjerim, Trumpi nuk është i pari që vuri në dyshim sovranitetin e Kanadasë. Mungesa e një identiteti të qartë kulturor dhe ndarjet midis Lindjes dhe Perëndimit, mes frankofonëve dhe anglishtfolësve, kanë bërë që shumë kanadezë të mendojnë se një ditë vendi i tyre thjesht do të zhduket – qoftë duke u shpërbërë, qoftë duke u përthithur nga SHBA-ja.
Siç e ka thënë dikur shkrimtari i njohur kanadez Mordecai Richler: “Askush nuk është plotësisht i sigurt se çfarë është kultura [kanadeze], çfarë e dallon atë nga kultura britanike apo amerikane, apo nëse kemi fare një kulturë kombëtare”.
Ajo që Richler e quajti një “turpërim thelbësor”, mund të jetë një nga arsyet pse disa kanadezë nuk shqetësohen për idenë e përthithjes nga fqinji i tyre jugor. Derisa një sondazh i fundit nga Abacus Data tregoi se shumica e njerëzve ishin kundër bashkimit me ShBA-në, kishte ca çarje të dukshme. Tek ata mbi 45 vjeç, 80 për qind ishin kundër idesë. Megjithatë, te grupmosha 18-29 vjeç kjo shifër ishte vetëm 54 për qind – me 26 për qind që shpreheshin të hapur për ta shqyrtuar një union të tillë.
Jo të gjithë liderët politikë në Kanada e pranojnë nevojën për një kundërpërgjigje të ashpër ndaj veprimeve të Trumpit. Danielle Smith nga Alberta, provinca e naftës së rërës të Kanadasë, refuzoi të shqyrtonte ndalimin e eksporteve në ShBA si një mjet presioni në negociatat tregtare.
Smith u fotografua së fundmi përkrah Trumpit në Mar-a-Lago. Kevin O’Leary, biznesmeni kanadez që ndërmjetësoi takimin e tyre, ka bërë thirrje për një bashkim ekonomik më të ngushtë mes dy vendeve, duke sugjeruar që Kanadaja të braktisë monedhën e saj “luni” dhe të adoptojë dollarin amerikan.
Gjysmë shekulli më parë, filozofi politik kanadez, George Grant, vajtonte faktin se Kanadaja kishte pushuar së qeni një komb sovran, pasi presioni nga qeveria amerikane ndihmoi në rrëzimin e qeverisjes populiste të John Diefenbakerit, duke përshpejtuar vendosjen e armëve bërthamore amerikane në Kanada.
Pohimi i Grantit se Kanadaja ishte shndërruar thjesht në një “satelit” i varur nga ShBA-ja, është padyshim edhe më i vërtetë sot.
Produktet e papërpunuara të vendit – nafta bruto dhe druri – dërgohen në jug të kufirit në sasi gjithnjë e më të mëdha për t’u rafinuar ose përpunuar. Eksportet në ShBA, të cilat përbëjnë afërsisht tri të katërtat e totalit të eksporteve kanadeze, përfaqësojnë rreth një të pestën e PBB-së. Eksportet amerikane në Kanada, nga ana tjetër, përbëjnë vetëm rreth 1.5 për qind të PBB-së së ShBA-së.
Por, vajtimi i Grantit frymëzoi një rilindje të nacionalizmit kanadez, e cila arriti kulmin në vitet 1970-‘80 nën politikën e jashtme të Pierre Trudeausë – gjatë së cilës ai krijoi një miqësi me Fidel Castron, duke qenë njëkohësisht kritik i hapur ndaj presidentit amerikan Richard Nixon.
Është e mundur që ofensiva tregtare e Trumpit dhe sugjerimi i tij se ShBA-ja mund të përdorë forcën ekonomike kundër Kanadasë, do të kenë të njëjtin efekt sot. Kanadezët – të cilët gjithmonë shqetësohen se asgjë përveç klisheve (shurupi i panjës, hokeji mbi akull) nuk na lidh së bashku – mund të jenë në fillimet e një ringjalljeje nacionaliste.
Deri tani, Kanadaja ka shpallur disa “kundërmasa” të kufizuara ndaj tarifave të reja të larta të Trumpit, nëse ato do të zbatohen pas afatit të shtyrë 30-ditor të njoftuar të hënën. Një tarifë shtesë prej 25 për qind do të aplikohet mbi mallrat amerikane me vlerë 155 miliardë dollarë kanadezë (107 miliardë dollarë amerikanë – vlera e përafërt e 103 miliardë eurove). Por, janë tronditur dekadat e tëra të ndërlidhjes së ngushtë ekonomike dhe politike mes dy vendeve.
Fundjavën e kaluar, tifozët kanadezë të sportit fishkëllyen himnin kombëtar amerikan, ndërsa pijet alkoolike amerikane u hoqën nga raftet e dyqaneve. Në një fjalim të zymtë, Trudeau tha se tarifat e Trumpit “na kanë ndarë”.
Ai gjithashtu vuri në dukje se kanadezët e përcaktojnë identitetin e tyre kombëtar, pjesërisht si “joamerikanë”. Aleanca e brishtë mes frankofonëve të Kuebekut dhe anglishtfolësve besnikë ndaj kurorës, e cila formoi Kanadanë në vitin 1867, ishte ndërtuar mbi të njëjtën ide.
Të qenit, para së gjithash, “joamerikanë”, ka kontribuar në ankthin ekzistencial të përhershëm të Kanadasë. Tani, megjithatë, kjo mund të ndihmojë në bashkimin tonë rreth një identiteti më pozitiv kombëtar.
Si një kanadez që jeton jashtë vendit, sa herë që theksi im ngatërrohet me atë amerikan (gjithmonë), përgjigja ndaj korrigjimit tim është zakonisht një kërkim falje dhe një pranim nga tjetri se mund të ketë shkaktuar pa dashje ndonjë fyerje.
Ndërkombëtarisht, ne kanadezët jemi të njohur për mirësinë dhe mirësjelljen tonë, por kërcënimi i një lufte të kushtueshme tregtare ka bërë që shumë prej nesh të ndihen në mënyrë të pazakontë të zemëruar. Megjithatë, siç ka vënë në dukje dikur shkrimtari dhe artisti kanadez Douglas Coupland: “Njerëzit e pëlqejnë Kanadanë … ne nuk kërkojmë më shumë territor”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës