LAJMI I FUNDIT:

Trump vazhdon fyerjet ndaj Bidenit: Ai do të zgjohet dhe do të harrojë se u largua nga gara

Trump vazhdon fyerjet ndaj Bidenit: Ai do të zgjohet dhe do të harrojë se u largua nga gara

Që kur presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi se po tërhiqet nga gara presidenciale, Donald Trump ka filluar me reagime në rrjetin e tij Truth Social.

Në njërin prej postimeve, Trump pyet se kush po e drejton kombin dhe shprehet se “Biden nuk mund ta drejtojë vendin”.

Gjithashtu, ai e cilëson Bidenin si “kërcënim për demokracinë”.


“Joe Biden do të zgjohet dhe do të harrojë se u largua nga gara”, tha Trump në një tjetër postim.

Siç raportohet, postimet e tij kanë marrë tonin e komenteve dhe postimeve të mëparshme në formë fyerje që jemi mësuar të shohim nga ish-presidenti, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Në fillim të këtij viti, ai e emërtoi rastin e tij të parave të heshtura në New York si “rasti i gjuetisë së shtrigave Biden Manhatttan”.

Trump ndër tjera u tha gazetarëve se “vendi është një rrëmujë”, duke pretenduar se zgjedhjet e mëparshme ishin “të rreme”.

Donald Trump dikur e kishte financuar fushatën e Harris – a e dini sa para i ka dhënë ish-presidenti amerikan kandidates demokrate?
Lexo po ashtu Donald Trump dikur e kishte financuar fushatën e Harris – a e dini sa para i ka dhënë ish-presidenti amerikan kandidates demokrate?

Dhe vitin e kaluar, disa orë pasi ai u deklarua i pafajshëm për 37 akuza federale në Miami, ai sulmoi kundërshtarët e tij politikë në një fjalim gjatë një tubimi për mbledhjen e fondeve në New Jersey.

Në mesin e figurave që ai sulmoi ishin personalitete të shquara publike, duke përfshirë Bill dhe Hillary Clinton, Joe Biden dhe familjen e tij.

Ndryshe, Biden është përballur me thirrje në rritje javët e fundit për të hequr dorë nga gara për të drejtuar vendin edhe për një mandat.

Udhëheqësi amerikan do të qëndrojë në detyrë deri pas zgjedhjeve dhe ka thënë se do të “përqendrohet vetëm në përmbushjen e detyrave si president për pjesën e mbetur të mandatit”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Evropa
Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Amerika
Çfarë do të thotë për Ukrainën pezullimi i ndihmës ushtarake nga SHBA-ja?

Çfarë do të thotë për Ukrainën pezullimi i ndihmës ushtarake nga SHBA-ja?

Amerika
Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Amerika
Si ndikon në industrinë e mbrojtjes amerikane, pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën?

Si ndikon në industrinë e mbrojtjes amerikane, pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën?

Amerika
Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Amerika
Kalo në kategori