Trump vallëzon përpara trupave amerikane në Japoni

Gjatë vizitës në aeroplanmbajtësen USS George Washington në Yokosuka, Japoni, presidenti amerikan realizoi vallëzimin e tij karakteristik përpara marinarëve.
Donald Trump tha se SHBA dhe Japonia mbeten mike, pavarësisht nga një “konflikt i vogël” në të kaluarën.
“Marrëdhënia jonë me Japoninë ka mbetur e ngushtë gjatë gjithë kësaj kohe. Është interesante - kemi pasur një konflikt të vogël me Japoninë (duke iu referuar bombardimeve atomike të Hiroshimës dhe Nagasakit). Ndoshta keni dëgjuar për të. Por pas një ngjarjeje kaq të tmerrshme, kombet tona kanë mbetur miqtë dhe partnerët më të afërt që mund të imagjinoni”, tha 79-vjeçari.
Presidenti amerikan gjithashtu e quajti ushtrinë amerikane më të fuqishmen në botë, duke shtuar se asnjë vend tjetër “nuk do të guxonte as të mendonte të kërcënonte” Marinën e SHBA-së. /Telegrafi/
Trump dances for U.S. troops in Japan
During his visit to the USS George Washington aircraft carrier in Yokosuka, Japan, U.S. President Donald Trump performed his signature dance in front of sailors.
Trump said the U.S. and Japan remain friends despite a “small conflict” in the… pic.twitter.com/IZP8KTd3gD
— NEXTA (@nexta_tv) October 28, 2025




















































