Trump nuk e përjashton mundësinë e luftës me Venezuelën

Presidenti Donald Trump tha se po e lë në tryezë mundësinë e një lufte me Venezuelën.
"Nuk e përjashtoj, jo", tha ai.
Trump urdhëroi një "bllokadë" të cisternave të naftës të sanksionuara që vinin e shkonin nga Venezuela, duke rritur presionin mbi presidentin e vendit, Nicolas Maduro.
SHBA kohët e fundit sekuestroi edhe një cisternë nafte pranë Venezuelës, shkruan NBC News.
Fushata e administratës ka rezultuar tashmë në 28 goditje në anije që kanë vrarë më shumë se 100 persona, përfshirë një goditje që përballet me shqyrtimin e Kongresit.
Trump tha "nuk e diskutoj" kur u pyet nëse e përjashton mundësinë që veprime të tilla mund të çojnë në luftë.
Por tha se do të ketë sekuestrime të tjera të cisternave të naftës.
I pyetur për një afat kohor, Trump u përgjigj: "Varet. Nëse janë aq budallenj sa të lundrojnë, do të lundrojnë përsëri në një nga portet tona."
Trump gjithashtu nuk pranoi të thoshte nëse rrëzimi i Maduros ishte qëllimi i tij përfundimtar.
"Ai e di saktësisht se çfarë dua unë", u përgjigj presidenti amerikan. /Telegrafi/















































