Niveli i ekzagjerimit të mburrjes së presidentit Donald Trump, ka arritur një nivel rekord, pasi ai është krenuar se me masat që ka ndërmarrë qeveria e tij ndaj coronavirusit, i ka shpëtuar “miliarda” jetë. Derisa në tërë Shtetet e Bashkuara, nuk jetojnë më shumë se 330 banorë.
Gjatë ditës së hënë, Trup pretendoi se i kanë shpëtuar “dhjetëra mijëra”, apo edhe “qindra mijëra” jetë, pasi në fund të janarit ua ndaloi hyrjen të huajve, që në dy javët e fundit kishin qenë në Kinë. Por, ndalesat nuk u aplikuan edhe për amerikanë, duke lejuar që sëmundja të hynte në Shtetet e Bashkuara, transmeton Telegrafi.
Në paraqitjen e fundit para medieve, Trump e bëri edhe pretendimin e çuditshëm të “miliarda” jetëve. Bazuar në disa të dhëna që i referohej presidenti, ishte parashikuar që në Shtet e Bashkuara të vdisnin 100 deri në 200 mijë njerëz. “Unë me të vërtetë besoj se mund të kenë qenë miliarda njerëz [që do vdisnin], sikur të mos e kishim bërë atë që bëmë. Ne kemi marrë vendime shumë të mira”, shtoi presidenti.
“It could have been billions of people if we had not done what we did” — Trump absurdly claims that his move to restrict travel from China saved a billion or more lives pic.twitter.com/GbkI4ozs8F
— Aaron Rupar (@atrupar) April 18, 2020
Huffington Post raporton se janë tetë miliardë njerëz në botë, ndërsa Trump mund të jetë duke u krenuar, se ka shpëtuar jetën e miliarda njerëzve, për ndonjë arsye të panjohur.
Shtetet e Bashkuara e kanë gati një të tretën e 2.3 milionë rasteve të sëmurë me coronavirus, në të gjithë globin – numri më i madh në botë – por vetëm 4.2% e popullsisë së Tokës. Me 36 mijë viktima, transmeton Telegrafi, Shtetet e Bashkuara e kanë edhe numrin më të madh të viktimave nga kjo pandemi.
Andaj, duket se të gjitha masat që i ka marrë ky shtet në parandalimin e coronavirusit, duket se nuk janë duke funksionuar. Megjithatë, Trump deklaroi se Shtete e Bashkuara “i kanë përmirësuar në mënyrë dramatike rezultatet shëndetësore, më mirë se çdo shtet tjetër, në përjashtim të Gjermanisë”.
Nuk është e sigurt, transmeton Telegrafi se sa njerëz do të vdesin përfundimisht nga coronavirusi. Por, shumë ekspertë kanë thënë se Shteteve të Bashkuara do t’ju kushtojë me jetë të panumërta njerëzish, për shkak të disa muajve të mosveprimit të Trump, mungesës së testimeve, mungesës së izolimit dhe distancës sociale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit