LAJMI I FUNDIT:

Trump e quan fitoren e konservatorëve “një ditë e madhe për Gjermaninë”

Trump e quan fitoren e konservatorëve “një ditë e madhe për Gjermaninë”

Presidenti amerikan Donald Trump e quajti fitoren e aleancës së madhe konservatore të Gjermanisë “një ditë e madhe për Gjermaninë dhe për Shtetet e Bashkuara”.

“Ashtu si SHBA-të, populli i Gjermanisë u lodh nga agjenda e paarsyeshme, veçanërisht për energjinë dhe emigracionin, që ka mbizotëruar për kaq shumë vite”, tha Trump në një postim në platformën e tij “Truth Social”.

Aleanca konservatore CDU/CSU fitoi rreth 28.5 për qind të votave të dielën, ndërsa Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD) – e përqafuar fuqishëm nga aleati i ngushtë i Trump, Elon Musk – fitoi 20 për qind.


Scholz pranon humbjen
Lexo po ashtu Scholz pranon humbjen

Në anën tjetër, kancelari aktual gjerman Olaf Scholz ka pranuar humbjen e partisë së tij në këto zgjedhje – duke u zotuar se do të punojnë fuqishëm për zgjedhjet e ardhshme.

“Mendoj se mund të jemi krenarë për faktin që kemi punuar së bashku kaq ngushtë në kohë të vështira. Uroj që rezultati të kishte qenë më i mirë, por ne mund të luftojmë për rezultate më të mira zgjedhore në të ardhmen dhe do të njohim përgjegjësinë për vendin tonë dhe do të vazhdojmë të punojmë në përputhje me rrethanat”, tha Scholz. /Telegrafi/