Kandidatja demokrate, Kamala Harris dhe ai republikan, Donald Trump po vazhdojnë me tubimet e tyre para zgjedhjet presidenciale amerikane.

Trump ka folur para mbështetësve në Austin, Teksas - në një ngjarje ku mori pjesë edhe senatori, Ted Cruz, i cili po lufton për mbetur ende pjesë e Kongresit amerikan.


Ish-presidenti amerikan e nisi me temën e kufirit, një pikë e madhe sherri në Teksas - shteti amerikan me kufirin më të gjatë me Meksikën.

Ai akuzoi kundërshtaren për "importimin e bandave kriminale" përtej kufirit dhe thotë se SHBA-ja është bërë "një vend depozitimi", shkruan skynews.

Me tonin karakteristik të fortë, 78-vjeçari e cilëson si “krim kundër njerëzimit” situatën në kufirin amerikano-meksikan.

Ndryshe, zgjedhjet presidenciale amerikane pritet të zhvillohen më 5 nëntor (e martë). /Telegrafi/