Presidenti Donald Trump po telefonon disa udhëheqës të Lindjes së Mesme përpara një njoftimi të pritshëm se Shtetet e Bashkuara do të njohin Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit.
Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet se presidenti Trump foli me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, me kreun palestinez Mahmud Abbas dhe me mbretin Abdullah të Jordanisë në mëngjes dhe do të telefononte udhëheqës të tjerë rajonalë më vonë gjatë ditës.
Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga Shtëpia e Bardhë për thelbin e bisedave, por shtypi palestinez njoftoi se presidenti Trump i kishte konfirmuar zotit Abbas se njohja e Jerusalemit do të ishte e afërt.
Shtetet arabe dhe myslimane kanë paralajmëruar se një deklaratë e tillë mund të shkatërrojë përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të arritur një marrëveshje paqësore arabo-izraelite.
Udhëheqësi i lartë palestinez Nabil Shaath tha se presidenti Trump nuk do të shihej më si një ndërmjetës i besueshëm.
“Autoriteti palestinez nuk e pranon dhunën, por mund të mos jetë në gjendje të kontrollojë rrugët dhe të parandalojë një kryengritje të tretë palestineze”, tha zoti Shaath, duke folur në arabisht.
Jerusalemi qëndron në zemër të konfliktit izraelito-palestinez dhe bashkësia ndërkombëtare thotë se statusi i tij përfundimtar duhet të përcaktohet në negociata.
Megjithatë, Presidenti Trump thotë se është i përkushtuar ndaj një premtimi të bërë gjatë fushatës zgjedhore vitin e kaluar, për ta lëvizur ambasadën amerikane nga Tel Avivi, një masë që mbështetet nga shumë hebrej amerikanë dhe evangjelistë të krishterë.
Jerusalemi është vendi ku ndodhet xhamia Al Aksa, vendi i tretë më i shenjtë për fenë islame. Për hebrenjtë është mali i Tempullit, vendi më i shenjtë.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kërcënuar të shkëpusë lidhjet me Izraelin, nëse presidenti Trump e njeh Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit.
“Zoti Trump, Jerusalemi është një vijë e kuqe për myslimanët”, tha Erdogan, duke shtuar se Turqia “mund të shkojë deri në shkëputjen e lidhjeve diplomatike me Izraelin për këtë çështje”.
Një ligj i vitit 1995 kërkon zhvendosjen në Jerusalem të ambasadës amerikane në Izrael, por i njeh Presidentit të drejtën të shtyjë çdo gjashtë muaj vendimin për çështje të sigurisë kombëtare.
Çdo president amerikan, që nga koha e presidentit Clinton, e ka përdorur këtë të drejtë, përfshirë presidentin Trump, i cili e bëri këtë qershorin e kaluar.
Në prag të njoftimit të pritur të presidentit Trump, agjencia Reuters citoi zyrtarë të paidentifikuar të Departamentit të Shtetit të kenë shprehur shqetësim për mundësinë e një reagimi të dhunshëm kundër Izraelit, si dhe ndoshta kundër interesave amerikane në rajon.
Ambasadat amerikane në mbarë botën janë urdhëruar të rrisin masat e sigurisë në pritje të protestave të mundshme.
Gerald Feierstein, drejtor për çështjet e Gjirit dhe Marrëdhëniet Qeveritare në Institutin e Lindjes së Mesme në Uashington, thotë se niveli i zemërimit që mund të nxisë njoftimi, varet shumë nga ajo që do të thotë presidenti Trump.
“Nëse presidenti thotë vetëm “ne e njohim Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit”, pa u përpjekur ta përcaktojë më tej dhe pa filluar vërtet procesin e lëvizjes së ambasadës, atëherë është shumë zhurmë për asgjë”, tha ai për Zërin e Amerikës.
Feierstein, i cili ka shërbyer si ambasador i SHBA në Jemen dhe më vonë si Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit për çështjet e Lindjes së Afërt, nën Presidentin Barak Obama, thotë se nëse presidenti Trump shkon më tej, kjo mund të shkaktojë një reagim të ashpër dhe të jetë një goditje dërrmuese në përpjekjet për paqe.
“Nëse ajo që do të thotë është në të vërtetë një njohje e të gjithë Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit dhe nuk i përmbahet më qëndrimit ndërkombëtar që Jerusalemi duhet të ndahet dhe që Jerusalemi Lindor të bëhet kryeqyteti i shtetit palestinez pasi të ketë një marrëveshje, atëherë kjo do të ketë një efekt shumë negativ në procesin e paqes”, tha zoti Feierstein.
“Pra, djalli është në hollësitë e deklaratës, për të përcaktuar se sa e rëndësishme do të jetë ajo”. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Një polic u vra dhe pesë persona të tjerë u plagosën kur një burrë mori peng stafin mjekësor dhe hapi zjarr në një spital në Pensilvani

Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë