Fansat e kinemasë dhe teknologjisë futuristike do të kenë mundësinë të përjetojnë një nga filmat më të shumëpritur të vitit, TRON: Ares, që fillon shfaqjen ekskluzivisht në CineStar Prishtina Mall, me 8 Tetor, me eventin CineFan, duke filluar nga ora 19:00.


TRON: Ares është kapitulli më i ri në universin legjendar TRON, një aventurë vizuale dhe emocionale që bashkon botën reale me atë digjitale. Filmi sjellë aktorët e njohur Evan Peters, Jeff Bridges, GretaLee, dhe ndjek historinë e një programuesi nga realiteti ynë që transportohet në rrjetin kompjuterik për të përballuar një entitet të fuqishëm dhe të rrezikshëm, Ares, i cili ka plane për të kaluar kufijtë e botës virtuale dhe për të pushtuar realitetin.

Me efekte speciale mbresëlënëse, dizajn vizual unik dhe ritëm të lartë aksioni, TRON: Ares premton një përvojë kinematografike të paharrueshme.

CineFan është event i veçantë që sjell premierat më të mëdha për fansat më të zjarrtë të filmit, dhe këtë herë përzgjedhja bie mbi një super-produksion të shumëpritur nga Disney.

Gjatë shfaqjeve CineFan, të gjithë që blejnë bileta në formatet 4DX, ScreenX, apo RealD 3D do të marrin dyfish yje si anëtarë i Stars Club, dhe kjo është një mundësi perfekte për të përfituar më shumë nga përvojat kinematografike.

Shikoni trailer dhe mos e humbisni këtë ngjarje ekskluzive!

Bleni biletat dhe gjeni më shumë informacione në cinestarcinemas-ks.eu përmes aplikacionit CineStar Kosovo, ose në arkat e kinemasë.