LAJMI I FUNDIT:

Trofeu i tretë sezonal për PSG-në (Video)

Trofeu i tretë sezonal për PSG-në (Video)

Paris Saint-Germaini e ka rrëmbyer edhe Kupën e Francës, pasi e mposhti në finale Olimpique Marseillen me rezultat 4-2.

Që në fillim të ndeshjes që u zhvillua në Stade de France, kryeqytetasit kaluan në epërsi përmes Blaise Matuidit (3’), i cili u asistua nga Di Maria.

Mirëpo, Florian Thauvin e barazoi rezultatin (12’) dhe me shifra identike skuadrat shkuan në pushim.


Në start të pjesës së dytë, Matuidi nxori penalti, kurse Zlatan Ibrahimovic ishte i saktë nga pika e bardhë (47’).

Golin e sigurisë e realizoi Edinson Cavani (57’), i asistuar nga Ibrahimovic. Ibra e shënoi edhe golin e dytë personal (82’), për t’i dhënë fund karrierës me klubin francez në mënyrën më të mirë.

Rezultatin përfundimtar e vendosi Michy Batshuayi në minutën e 87-të.

Ky është trofeu i tretë për PSG-në këtë sezon, pas Ligue 1 dhe Coupe de la Ligue, ndërkaq është hera e dytë radhazi që ky klub i fiton këto tre trofe. /Telegrafi/

0-1: Goli i Blaise Matuidi ndaj Marseille.

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 21 May 2016

1-1: Goli i Thauvin ndaj PSG – Paris Saint-Germain.

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 21 May 2016

Goli i Zlatan Ibrahimovic ndaj Marseille.

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 21 May 2016

1-3: Cavani shënon, Ibra asiston.

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 21 May 2016

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i harruar nga Arteta shkëput kontratën me marrëveshje të dyanshme me Arsenalin

Lojtari i harruar nga Arteta shkëput kontratën me marrëveshje të dyanshme me Arsenalin

Premier League
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Serie A
Krisje në kampin e Milanit? Leao dhe Hernandez ‘injoruan’ trajnerin dhe bashkëlojtarët

Krisje në kampin e Milanit? Leao dhe Hernandez ‘injoruan’ trajnerin dhe bashkëlojtarët

Serie A
Mbappe ka vendosur një rekord të zi pas tri ndeshjeve të para në ligë me Real Madridin

Mbappe ka vendosur një rekord të zi pas tri ndeshjeve të para në ligë me Real Madridin

La Liga
Sancho zbulon arsyen pse u transferua tek Chelsea, ka një mesazh edhe për tifozët e Man Utd

Sancho zbulon arsyen pse u transferua tek Chelsea, ka një mesazh edhe për tifozët e Man Utd

Premier League
Kalo në kategori