Milan njoftohet se iu bashkua garës me Juventusin dhe Interit për shërbimet e Alessandro Florenzit.
Italiani do t’i mbarojë kontratës në fund të sezonit të ardhshëm, ku Giallorossit po përpiqen të vazhdojnë bashkëpunimin me mbrojtësin e krahut të djathtë.
Prioritet i Florenzit është që të mbetet te Roma ndërsa raportohet se ja kërkuar kontratë pesëvjeçare me një pagë që rritet deri në katër milionë euro gjatë rrjedhës së marrëveshjes.
Megjithatë, këto shifra janë vështira të përballueshme për klubin kryeqytetas pasi që janë nën vëzhgimin e UEFA-s sa i përket rregullës “Financial Fair Play”.
Gazzetta dello Sport po raporton se Milani i është bashkuar Interit dhe Juventusit në përpjekjet për të nënshkruar me 27-vjeçarin e gjithanshëm.
Nerazzurët janë të gatshëm ta transferojnë nëse nuk mund të nënshkruajnë me Joao Cancelon, i cili është huazuar nga Valencia.
Theksojmë se ishte Luciano Spalletti që e ktheu Florenzin nga një mesfushor në mbrojtës të krahut të djathtë dhe mund të punojë lirisht me ish-trajnerin, në klubin e Interit. /Telegrafi/