Terry Splawn nga Karolina e Veriut po feston edhe një fitore tjetër në lotari, pasi në fillim të kësaj jave fitoi 100.000 dollarë.
Siç kanë bërë të ditur nga lotaria e Karolinës së Veriut, Splawn kishte blerë tiketën fatsjellëse për vetëm 20 dollarë, transmeton Telegrafi.
“Ishte ditë pune. Për mua ka qenë një befasi e këndshme”, ka thënë Splawn që tërhoqi shpërblimin që kap vlerën e 70.800, pasi pjesa tjetër është futur si taksë.
Megjithatë, Splawn ka një “histori të pasur” sa i përket fitoreve në lotari.
Fitorja e kësaj jave ishte xhekpoti i tretë brenda katër viteve – dhe të gjitha tiketat fituese janë blerë në dyqanin e njëjtë në Concord. /Telegrafi/