LAJMI I FUNDIT:

Trençevska: Nga dhjetori nis shpërndarja e ndihmës financiare për kategoritë e rrezikuara

Trençevska: Nga dhjetori nis shpërndarja e ndihmës financiare për kategoritë e rrezikuara

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, deklaroi se duke filluar nga dhjetori i këtij viti, kategoritë e rrezikuara të qytetarëve do të marrin mbështetje financiare, si pjesë e pakos së re të masave antikrizë. Ajo shzoi se nuk përjashtohet edhe mundësia që të zgjerohet përfshirja e qytetarëve të cilët janë detektuar si kategori të rrezikuara.

“Prindërit vetushqyes, përfituesit e ndihmës së garantuar minimale, personat me nevoja të veçanta dhe fëmijët me nevoja të veçanta, në katër muajt e ardhshëm do të marrin nga 3.000 denarë në muaj si të ardhura shtesë. Pensionistët me pension deri në 14.000 denarë do të ndahen në dy kategori. Kategoria e parë është me pension minimal deri në 11.525 denarë. Kjo kategori do të ketë të ardhura shtesë prej 1500 denarë në katër muajt e ardhshëm. Kategoria e dytë e pensionistëve me pension prej 11.525 deri në 14.000 denarë do të ketë të ardhura shtesë prej 750 denarë në muaj. Përfituesit e ndihmës për kujdes për të tjerët do të marrin 3000 denarë në muaj në katër muajt e ardhshëm, ndërsa personat me kompensim për dëmtime trupore do të marrin 750 denarë”, sqaroi Trençevska.


Ajo shtoi se këto kategori janë detektuar si kategoritë më të rrezikuara të cilat deri më tani nuk kanë marrë ndihmë në pjesën e masave antikrizë, por si Qeveri e ndjekin situatën dhe nëse ka nevojë do të zgjerohet përfshirja.

Në lidhje me Këshillin Ekonomik – Social, ministrja informoi se po definohen masa të reja edhe për biznesin.

“Këshilli Ekonomik-Social definon masa të reja për biznesin, e gjithë kjo me qëllimin e vetëm që të tejkalohet më lehtë periudha e dimrit. Nga ana e ministrave ekonomikë do të paralajmërohen masa të reja”, tha ajo.

Në lidhje me Ligjin për marrëdhënie pune, ministrja paralajmëroi se po finalizohet, ndërsa tashmë nga java e ardhshme kanë pesë ditë intensive punë.

“Besoj se do të finalizohet propozim-teksti, ndërsa pastaj do të organizojmë edhe debate publike nëpër shtet”, tha në fund Trençevska.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori