LAJMI I FUNDIT:

Tre të vdekur në një incident me helikopter në Meksikë

Tre të vdekur në një incident me helikopter në Meksikë

Tre persona kanë mbetur të vdekur pasi një helikopter u rrëzua në Coyoacan të Meksikës.

“Popullsia nuk është në rrezik, e as shtëpitë për rreth”, ka njoftuar Sekretari i Sigurisë Qytetare (SSC), Pablo Vazquez Camacho.

Bëhet e ditur se helikopteri i përkiste kompanisë Let’s Fly, e cila ofron fluturime turistike dhe transport rreth qytetit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Sekretariati Federal i Infrastrukturës, Komunikimeve dhe Transportit (SCT) ka raportuar se do të marrë pjesë në hetimin e Agjencisë Federale të Aviacionit Civil (AFAC) për të identifikuar shkakun e rrëzimit të helikopterit.

Edhe zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Meksikës ka hapur një dosje hetimore në lidhje me incidentin, duke u koordinuar me mjekët ligjor dhe ekspertë të ndryshëm si ata të kriminalistikës.

Ndërkohë, Policia Hetimore po punon për lokalizimin dhe analizimin e kamerave që kanë regjistruar ngjarjen, si dhe për marrjen e informacioneve nga dëshmitarët.

Ndryshe, SCT ka shprehur keqardhje për vdekjen e ekuipazhit të helikopterit dhe ka raportuar se ai u rrëzua shkaku i një defekti në motor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori