Site icon Telegrafi

Traore dhe Walker u përfshinë në një duel shpejtësie dhe aty kishte një fitues të qartë

Dy prej lojtarëve më të shpejtë në Ligën Premier u përfshinë në një duel shpejtësie gjatë përballjes mes Manchester Cityt dhe Fulhamit.

Që prej se u bë i njohur në skenën e futbollit, Kyle Walker ka regjistruar disa prej vrapimeve më të shpejta në elitën e futbollit anglez.

Në fakt, gjatë sezonit 2020/2021, vetëm Micky Van de Ven kishte mposhtur rekordin e shpejtësisë të Walker prej 37.31 kilometra në orë.

Sulmuesi i Fulhamit, Adama Traore, në ndërkohë cilësohet si njëri prej lojtarëve më të shpejtë në botë në distanca të shkurtra dhe më herët kishte regjistruar një shpejtësi prej 36.60 kilometra në orë sipas Speedsbd.

Kështu që kush e fitoi këtë garë? Në minutën e 67-të të përballjes së këtij vikendi në Etihad, ishte Traore ai i cili doli fitimtar.

Siç mund të shihni nga pamjet më lartë, Walker pati përparësi në këtë situatë, por Traore arriti që ta lë atë mbrapa duke u gjendur ballë për ballë me portierin.

Fatmirësisht për Man Cityn, Ederson ia doli që ta ndalë goditjen e spanjollit duke evituar kështu golin e barazimit./Telegrafi/

Exit mobile version