LAJMI I FUNDIT:

Transporti i nxënësve të Nerezit hesht autoritetet, prindërit paralajmërojnë protesta

Transporti i nxënësve të Nerezit hesht autoritetet, prindërit paralajmërojnë protesta

Asnjë përgjigje nga autoritetet për transportin e parregullt të nxënësve të Nerezit. Nga ana tjetër shoferët thonë se hasin në vështirësi të shumta më këtë linjë dhe se për këtë i kanë paralajmëruar edhe në Ndërmarrjen Qarkulluese. Prindërit paralajmërojnë protesta, në rast se nuk zgjidhet ky

“Ndërmarrja Qarkulluese Publike Shkup nuk jep asnjë sqarim për transportin jo të rregullt për lagjen Nerez i Epërm të Komunës së Karposhit, pavarësisht pyetjeve të drejtuara në këtë institucion. Autobusi me numër 28 shfrytëzohet edhe nga nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm të cilët për shkak të kësaj mungese shumë shpesh humbin nga mësimi, posaçërisht nxënësit e shkollave të mesme”, raporton Melihate Rustemi, gazetare.

Ndërsa NQP Shkup nuk përgjigjet, shoferët e autobusit pranojnë se përballen me vështirësi të shumta në këtë linjë. Për këto të fundit madje kanë paralajmëruar edhe personat përgjegjës.


“A i keni raportuar këto probleme te përgjegjësit? Po, gjithçka dinë, nuk ka makina, makinat janë të vjetra, nuk mirëmbahen, nuk ka pjesë, Prindërit kanë të drejtë, unë qëndroj pas tyre, secili dëshiron të shkoj në punë dhe në shkollë”, tha një shofer i Autobusit.

Prindërit shprehen të shqetësuar për fëmijët e tyre. Në rast se vazhdohet me këtë problematikë, prindërit thanë se do të hidhen në protestë.

“Prej kur kanë filluar fëmijët në shkollë nuk ka autobus të rregullt. Si po gjinden ato ditë kur nuk vjen autobusi? Ose shkojnë në këmbë ose i dërgon dikush, kush ka makinë. Vetëm të shkosh në Gjorçe, aty ku e kanë garazhin, me ua blloku derën, mos me i leshu, me bë protestë”, u shpreh një banor.

Me këtë problematikë banorët e Nerzit të Epërm u përballën edhe vitin e kaluar. Madje, shumë prej nxënësve u detyruan edhe të mungojnë nga mësimi./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
​“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore

​“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore

Lajme
Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale

Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale

Lajme
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Kalo në kategori