Klinika e Pediatrisë në Prishtinë po kërkon nga institucionet e shëndetësisë që të kryhen testime më të shpejta të Covid-19, për fëmijët. Derisa me ardhjen e stinës së dimrit, sfidë kryesore po konsiderohet diferencimi i fëmijëve me Covid, karshi atyre me virus sezonale, për shkak të ngjashmërisë së madhe të pasqyrës klinike.
Drejtoresha e kësaj klinike, Drita Telaku-Qosaj, në një intervistë për KosovaPress, derisa flet për trajtimin e fëmijëve me Covid-19, ndër sfidat kryesore, po e konsideron edhe testimin.
“Nëse ka mundësi institucionet tona së paku për fëmijë të kemi testime pak më të shpejta, në kuptim terapi testit, ose teste të tilla që ndoshta të na bëjnë një diferencim të fëmijës që është me Covid-19, fëmijë i cili është me virus të stinës, ndoshta testimi do të jetë një sfidë sepse pasqyra klinike është shumë e ngjashme me një grip sezonal me një fëmijë me Covid-19, me ndonjë virus tjetër që paraqitet. Është vështirë klinikisht me e diferencuar, se me cilën kemi të bëjmë. Sfidë do të jetë diagnostikimi dhe diferencimi i këtyre fëmijëve, edhe pastaj mjekimi kuptohet është pjesa tjetër”, thotë ajo.
E sipas saj, punën në këtë klinik dukshëm do e vështirëson gripi sezonal, i cili fillon në tetor, e të njëjtën kohë ballafaqimi me pandeminë.
“Dimri që është para nesh, ka me qenë një sfidë e posaçme, këtu i kemi gripin sezonal i cili fillon tash në tetor, ku askush nga ne nuk e dinë çfarë ecurie do të ketë gripi sezonal, edhe kuptohet problemi me Covid-19, është një sfidë e posaçme që ka me qenë para nesh. Mendoj që primarisht duhet të mendojmë për fëmijët me sëmundje kronike”, thotë ajo.
Ndër të tjera, drejtoresha Telaku ka bërë të ditur se në Klinikën e Pediatrisë, aktualisht po trajtohet vetëm një fëmijë me Covid-19, gjendja e të cilët thotë se është stabile.
“Në njësinë Covid deri tash i kemi pasur 46 fëmijë, mirëpo fatmirësisht në përgjithësi numri i tyre nuk është i madh. Për momentin e kemi vetëm një fëmijë të hospitalizuar, në disa raste te fëmijët me sëmundje shoqëruese, ata po kanë një pasqyrë klinike më të rëndë… Prej krejt këtyre fëmijëve që i kemi mjekuar me Covid, një fëmijë ka qen me një sëmundje shumë të rëndë të zemrës, e cila është diagnostikuar pas lindjes dhe ka përfunduar me fatalitet”, thotë ajo.
Nga data 25 korrik në Klinikën e Pediatrisë është krijuar hapësirë e posaçme ku mjekohen fëmijët e prekur me virusin Covid-19, e që deri më tash janë trajtuar 46 fëmijë, një prej të cilëve ka përfunduar me fatalitet. Krahas kësaj, kjo klinikë ka vazhduar të ofrojë të gjitha shërbimet tjera./KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjykata rrëzon kërkesën e Veliajt për kthimin e telefonit të sekuestruar

U raportua për zhdukjen e dy të miturve në Prishtinë – nga Prokuroria thonë se janë në fazën e grumbullimit të provave

Ndalohet një 42-vjeçar në Gostivar, kërkohej me urdhër të gjykatës

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës