Trajneri i Lille, Bruno Genesio, ka folur fjalë të mëdha për paraqitjen e Edon Zhegrovës ndaj Slavia Pragë, ku ylli kosovar shënoi edhe një gol. Lille fitoi ndeshjen e parë me rezultatin 2-0, ku Edon Zhegrova realizoi një gol të bukur në minutën e 77-të, duke lënë në ‘gjumë’ dy mbrojtës për ta mposhtur pastaj portierin.  Nën drejtimin e trajnerit francez, Zhegrova luajti për herë të parë nga fillimi i ndeshjes këtë edicion në krahun e djathtë të sulmit. 

Screenshot 2024 08 21 185718Genesio nuk ka dashur të zbulonte arsyet pse vendosi ta përfshinte Zhegrovën për herë të parë nga minuta e parë, por kishte fjalë të mëdha për të.


 “Unë e pëlqeva shumë paraqitjen e Edonit. Sigurisht, sepse ai shënoi dhe është gjithmonë e rëndësishme që një sulmues të jetë vendimtar por, mbi të gjitha, besoj se atij iu shpërblye angazhimi”.  

“Ai dha kontributin e tij në fazën e sulmit e po ashtu edhe të mbrojtjes. Këto janë dy pozicionet në të cilat ai punoi gjatë gjithë kohës me kërkesën time. E përgëzova për angazhimin në fund të ndeshjes. Angazhimi i tij u shpërblye me një gol të shkëlqyer. Ai luajti një ndeshje mjaft të kompletuar”, ka thënë Genesio pas ndeshjes. 

Screenshot 2024 08 21 185756Edon Zhegrova ishte prej më të mirëve në edicionin e kaluar te Lille, ku ai luajti 47 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 12 gola dhe kontribuoi me 10 asistime. /Telegrafi/

 

telegrafi sport app