LAJMI I FUNDIT:

Trajkoviq: Dialogun Kosovë-Serbi po e udhëheqin Rama dhe Vuçiq

Trajkoviq: Dialogun Kosovë-Serbi po e udhëheqin Rama dhe Vuçiq

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve në Kosovë dhe ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq, thotë se “formimi i qeverisë lokale mono-etnike në Bujanoc, me ndërhyrje të drejtpërdrejtë nga Tirana, tregon qartë se dialogu Kosovë-Serbi udhëhiqet nga Aleksandar Vuçiq dhe Edi Rama”. 

Politikania serbe nga Kosova, siç raportojnë mediat serbe, ka thënë se koalicioni i partive shqiptare që kanë këshilltarë në Asamblenë Komunale të Bujanocit, është nënshkruar në Tiranë, dhe se në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, me pëlqimin e Beogradit, më parë ka qëndruar për vizitë Ministri i Punëve të Jashtme dhe Integrimin Evropian të Shqipërisë, Gent Cakaj, i cili, sipas saj, para pak ditësh tha se ‘është mirë që vetëm shqiptarët e mbajnë pushtetin në Bujanoc’, përcjell Telegrafi.

“Ajo që po ndodh aktualisht rreth Bujanocit, ku u zgjodh një asamble mono-etnike, është vazhdim në heshtje i projektit Thaçi-Vuçiq”, tha Trajkoviq, duke shtuar se ata po merren me qytetarët në mënyrë jo transparente “që në thelb dhe haptas në plan ka ‘migrimin dhe dëbimin e njerëzve’”.


Sipas saj, “fakti që serbët në Bujanoc nuk do të kenë një përfaqësim institucional është një mesazh për të gjithë ne”.

Ajo shprehu frikën e se “kjo për serbët në të ardhmen, do të thotë migrim”.

“Në atë mënyrë është duke u realizuar projekti, për të cilin Thaçi dhe Vuçiq kanë negociuar në  nivel personal për dy vjet dhe kanë informuar administratën Trump, e cila në fund e zbuloi atë përmes diçkaje që në të vërtetë është thirrja e Thaçit në Hagë”, thekso  Trajkoviq.

Ajo theksoi se ideja do të jetojë për aq kohë sa Vuçiqi është në krye të institucioneve serbe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori