A e dini cila është marka më e vlefshme e veturave në botë?

Sipas Global 500 Brand Report, marka më e vlefshme e veturave në botë është Toyota, transmeton Telegrafi.


Ky raport merret me vlerën e kompanive në nivel global, jo sipas sektorëve, kështu që prodhuesi i parë i veturave është në fakt vetëm në vendin e 18-të.

Sipas kësaj liste, prodhuesi më i vlefshëm i veturave është Toyota, e cila ka avancuar me tre vende në nivel global krahasuar me vitin 2023. Vlera e kësaj marke është 58.4 miliardë euro.

Pas Toyotës vjen Mercedes-Benz, me vlerë 47.6 miliardë euro dhe më pas Hyundai Group (41.5 miliardë euro).

Top 5 markat më të vlefshme përfshijnë gjithashtu Tesla (38.6 miliardë) dhe BMW (38.1 miliardë euro).

Këtu është lista e plotë e 10 markave më të vlefshme të veturave sipas Global 500 Brand Report:

Toyota - 58.4 miliardë euro

Mercedes - 47.6 miliardë

Hyundai Group - 41.5 miliardë

Tesla - 38.6 miliardë

BMW - 38.1 miliardë

Porsche - 36.9 miliardë

Mitsubishi Group - 36.2 miliardë

Tata Group - 28.3 miliardë

Volkswagen - 28.2 miliardë

Honda - 25.4 miliardë. /Telegrafi/