Modeli i ri, do të ngjajë sikur Camry por shumë më i gjerë
Pas mungesës prej katër vitesh, Toyota Mark X GRMN është kthyer me sukses në Tokyo Auto Salon të Japonisë, transmeton Telegrafi.
Kjo makinë japoneze, që është ekuivalenti i Camry që shitet në shtete tjera, do të arrijë në edicionin e limituar prej vetëm 35 njësive.
Krahasuar me versionin aktual, Mark X është shumë më agresiv dhe ka hapësira shumë më të mëdha për mbledhjen e ajrit dhe grill minimal, të gjitha me nuancë shkëlqyese të së zezës, si dhe rrota prej 19-inch me disqe alumini.
Në pjesën e pasme, vërehen hapësirat për ventilim, si dhe katër gypa për nxjerrjen e gazrave. Të integruara janë edhe frenat, me mbajtëse GR.
Nën kapak e ka motorin e vjetër 3.5 litra V6 që prodhon 313 kuaj fuqi, energji të cilën e dërgon në rrotat e pasme nëpërmjet gjashtë shpejtësive manuale.
Çmimi bazë i Toyota Mark X GRMN është 47 dollarë, ndërsa ata që duan me tavan të plastikës duhet të paguajnë 2,000 dollarë më shumë. Megjithëse ia heqë vetëm dhjetë kilogramë, ia lehtëson veturës qendrën e gravitacionit. /Telegrafi/