Hyundai është një rival në zhvillim për Toyotan, por kjo nuk do të thotë se dy prodhuesit e automjeteve janë armiq të betuar.
Ata në fakt po bashkëpunojnë duke organizuar së bashku një ngjarje veturash më vonë këtë muaj në Korenë e Jugut.
“Hyundai N x Toyota Gazoo Racing Festival” do të bashkojë veturat sportive të rrugës nga të dyja kompanitë, përcjell Telegrafi.
Do të ketë gjithashtu një mori prototipash dhe konceptesh interesante të veturave.
I planifikuar të zhvillohet më 27 tetor në Everland Speedway në Yong-in, eventi do të presë modelet GR Supra dhe GR86 të Toyota-s së bashku me Elantra N të Hyundai (Avante N në Kore) dhe Ioniq 5 N plotësisht elektrik.
Mbetet për t’u parë nëse ky është fillimi i diçkaje më thelbësore. /Telegrafi/