Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës U21, Afrim Tovërlani e ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2025 kundër Estonisë.
Kosova do t’i fillojë kualifikimet për Euro 2021 në ndeshjen ndaj Estonisë, e cila do të zhvillohet më 20 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ekipi U21 i fillon nesër përgatitjet për këtë ndeshje, teksa stërvitja e parë mbahet në orën 17:00 në Kampin Nacional në Hajvali.
Para fillimit të stërvitje, përzgjedhësi Afrim Tovërlani është përkujdesur ta publikojë listën me 24 futbollistë të ftuar.
Në listën e Tovërlanit janë plotë shtatë futbollistë nga Albi Mall Superliga e Kosovës.
Altin Gjokaj (Drenica), Eron Isufi dhe Ardit Tahiri (Drita), Lindon Emerllahu (Ballkani), Lulzim Peci (Trepça ’89), Etnik Brruti (Malisheva) dhe Oltion Bilalli (Gjilani) janë emrat e të ftuarve.
Më poshtë keni listën e lojtarëve të ftuar nga Kosova U21:
/Telegrafi/