Toshkovski: Zgjedhjet ishin fer dhe demokratuike, janë raportuar 91 raste - shumica janë dyshime për blerje votash

Toshkovski: Dje u regjistruan katër ngjarje me shkelje të mundshme, po ndërmerren veprime të duhura hetimore Toshkovski: Është ndaluar edhe një person për djegien e flamurit shqiptarë në Shkup
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në një konferencë për media ka treguar se si ka shkuar procesi zgjedhor gjatë ditës së sotme.
Ai tha se zgjedhjet në përgjithësi ishin të qeta dhe demokratike, por janë denoncuar 91 raste, shumica prej tyre dyshime për blerje votash.
“Me krenari e them se zgjedhjet e sotme ishin më të qetat dhe më demokratiket deri më tani. Sot dëshmuam se kur instutucionet funksionojnë, demokracia është në rritje. Janë denoncuar 91 raste në gjithë Maqedoninë, shumica prej tyre kanë të bëj me blerjen e votës, fotografimin e votës, e kështu me radhë. Janë arrestuar 11 persona katër janë liruar ndërsa 7 të tjerët janë në procedurë e sipër”, tha ai.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































