LAJMI I FUNDIT:

Toshkovski: Do të hetojmë nëse rasti i largimit të Grubit ka qenë i organizuar, apo rastësi

Toshkovski: Do të hetojmë nëse rasti i largimit të Grubit ka qenë i organizuar, apo rastësi

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot në seancën për pyetje deputetësh në Kuvend foli për largimin e ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi nga Maqedonia e Veriut.

Toshkovski tha se polici kufitar bëri “gabim kardinal”, ndërkaq tha se i njëjti është shqetësuar apo emocionuar nga përmasat e figurës politike që po largohej nga Maqedonia, por edhe nga vetura luksoze me të cilën po transportohej i njëjti.

Ministri premtoi se do të hetojë nëse rasti ka qenë i organizuar, apo rastësi.


“Personin që po e përmendni, është fakt që është i pakapshëm për organet e ndjekjes. Të dielën, në orët e hershme të mëngjesit, personi i përmendur e ka lëshuar Maqedoninë me veturë me targa diplomatike, ai ishte pasagjer, ishte ulur përpara, me personin që voziste. Punonjësi i policisë kufitare bëri një gabim kardinal, në vend që të deklarojë se është në listën e ndalimit, i njëjti, i shqetësuar apo i emocionuar nga përmasat politike të personit që largohet nga Maqedonia apo nga luksi i automjetit, pa respektuar procedurën standarde, dhe pa konstatuar se ky ishte në listën e ndalesave, e la të kalojë pa pengesa”.

“Kur polici e konstatoi se për personin ka listë ndalimi, personi tashmë ndodhej në Kosovë. Kjo u vërtetua nga një video incizim nga kamerat që regjistronin 24 orë në kufi”, tha Toshkovski.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori