LAJMI I FUNDIT:

Toshkovski për arratisjen e Grubit: MPB ka video materiale, është pezulluar një polic

Toshkovski për arratisjen e Grubit: MPB ka video materiale, është pezulluar një polic

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, përmes një video-mesazhi i është drejtuar LSDM-së me rastin e arratisjes së Artan Grubit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai deklaroi se MPB-ja disponon video materiale ku shihet qartë shkelje e ligjit dhe procedurave nga një punonjës policie në momentin kur Grubi u arratis.

Sipas Toshkovskit, MPB-ja i ka siguruar të gjitha provat dhe ka dërguar njoftim në Prokurori dhe pas konsultimit me prokurorin do të bëhet kallëzim penal.


Ai shtoi se ndaj punonjësit të policisë është shqiptuar suspendim dhe se ai nuk e njeh personalisht.

Toshkovski akuzoi LSDM-në se mbron BDI-në dhe mbron interesat e saj.

Më herët, LSDM-ja i kërkoi Toshkovskit të tregojë të vërtetën për arratisjen e Grubit, duke kërcënuar se do ta zbulojë plotësisht skandalin nëse nuk e bën këtë brenda 24 orëve. Ata akuzuan Toshkovskin për pjesëmarrje në një “operacion të organizuar mirë” për të ndihmuar Grubin të arratisej./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori