LAJMI I FUNDIT:

Toshkovski thotë se Departamenti i Kontrollit të Brendshëm nuk i ka gjetur faj policit nga Kumanova që hoqi flamurin shqiptar, reagojnë nga BDI

Toshkovski thotë se Departamenti i Kontrollit të Brendshëm nuk i ka gjetur faj policit nga Kumanova që hoqi flamurin shqiptar, reagojnë nga BDI

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot informoi se është hapur hetim për policin nga Kumanova, i cili në ditën e flamurit kombëtar shqiptar hoqi flamurin shqiptar nga shtylla në rrugë.

Departamenti i Kontrollit të Brendshëm pranë MPB-së, në kuadër të veprimeve të përcaktuara që janë kryer, nuk ka konstatuar se personi në fjalë ka shkelur ndonjë procedurë standarde operative në polici.

“Në veprimet e përcaktuara të kryera nga personi në fjalë nuk është konstatuar se ka shkelur ndonjë procedurë standarde operative në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme me sa jam i informuar. Më tej mund të shohim se çfarë është, si është”, thotë Pançe Toshkovski.


Gjithsej 17 persona, shumica të mitur, janë ndaluar për përdhosje të flamurit maqedonas dhe shqiptar.

Për këtë rast kanë reaguar edhe nga BDI të cilët vendimin e kanë quajtur si provokim i rëndë ndaj bashkëjetesës.

“Vendimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme për të mbyllur rastin e policit që poshtëroi Flamurin Kombëtar Shqiptar pa asnjë përgjegjësi apo masë ndëshkuese është një akt i turpshëm dhe një shenjë e qartë e legalizimit të diskriminimit ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Ky veprim tregon dështimin total të institucioneve për të mbrojtur dinjitetin e shqiptarëve dhe për të garantuar respektimin e të drejtave themelore”, thuhet në reagimin e BDI-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori