Tory Lanez thuhet se është therur 14 herë me thikë në një burg në Kaliforni
Artisti kanadez i hip-hopit, Tory Lanez, thuhet se u godit me thikë 14 herë në një burg të Kalifornisë të hënën në mëngjes.
Sipas zyrtarëve të burgut që folën për BBC-në, “Artisti u sulmua të hënën në mëngjes në një njësi banimi në Institutin Korrektues të Kalifornisë në Tehachapi, rreth 120 km në veri të Los Angeles”.
Artisti 32-vjeçar, i cili aktualisht po vuan një dënim me 10 vjet burg për vrasjen e muzikantes Megan Thee Stallion, u godit me thikë nga një i burgosur në të njëjtën dhomë.
Detajet u zbuluan në një postim në llogarinë e reperit në Instagram.
“Tory u godit me thikë 14 herë – duke përfshirë 7 plagë në shpinë, katër në bust, dy në pjesën e pasme të kokës dhe një në anën e majtë të fytyrës”.
Në të shkruhej: “Pavarësisht dhimbjes, ai ka humor të mirë dhe është thellësisht mirënjohës ndaj Zotit që po ia del mbanë. Ai gjithashtu dëshiron t’i falënderojë të gjithë për lutjet dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme”.
Lanez, emri i vërtetë i të cilit është Daystar Peterson, u dënua me dhjetë vjet burg në vitin 2023 për tre akuza të rënda që lidhen me armëmbajtje pa leje, përfshirë të shtënat me armë ndaj muzikantes tjetër Megan Thee Stallion në vitin 2020.
Reperi, i cili publikoi 10 albume nga ‘10 albumet më të mira’ në ShBA para dënimit të tij, paralajmëroi muzikë të re nga burgu.
Lanez paralajmëroi një album të ri të titulluar “Peterson”. /Telegrafi/








































