Site icon Telegrafi

Tortë kreshmore me miell misri: Ëmbëlsirë e shijshme me fara dhe panxhar

Kafshata të ngrohta për kafjall të shijshëm apo darkë

Përbërësit:

– 3 filxhanë miell gruri;
– 3 filxhanë miell misri;
– 3 filxhanë ujë i gazuar;
– pluhur për ëmbëlsira;
– një filxhan vaj ulliri;
– 30 g susam;
– 30 g fara luledielli;
– 30 g fara liri;
– 100 g panxhar;
– 1 lugë e vogël kripë.

Përgatitja:

Përzieni ujin e gazuar dhe vajin, shtoni pluhurin për ëmbëlsira, miellin e grurit dhe miellin e misrit dhe përzieni derisa të bëhen tretje e lëmuar.

Grini panxharin e freskët dhe përzieni, pastaj shtoni farat e susamit, të lulediellit dhe lirit dhe kripën.

Përzieni edhe pak, pastaj tretjen qiteni në kallëpe të vajosura për mafinë.

Piqni në furrën të nxehur rreth 20 minuta.

Shijojene, – transmeton Telegrafi.

Exit mobile version