Tornado e rrallë ka goditur Çekinë - rritet numri i të vdekurve, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Republika Çeke u godit nga një tornado jashtëzakonisht e rrallë natën e kaluar. Numri i të vdekurve dhe të plagosurve po rritet, dhe dëmet janë të mëdha.
Deri më tani është konfirmuar se tre persona kanë vdekur gjersa më shumë se 200 janë lënduar. Tornadoja goditi disa qytete në juglindje të vendit dhe rrafshoi shtëpitë për toke.
Ministri i Brendshëm, Jan Hamacek shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, duke shtuar se mund të ketë edhe më tepër viktima. Një kërkim për të mbijetuarit e varrosur në rrënoja është duke u zhvilluar.
Shteti ka njoftuar se do të ndihmojë zonat e prekura me 16.5 milionë euro, raporton theguardian.
Nga
Telegrafi
25/06/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































