Site icon Telegrafi

Top ylli i Man United i tha Ten Hagut se nuk dëshiron të luajë në finale të FA Cup

Një lojtar i Manchester Unitedit raportohet se i thënë Erik Ten Hagut se nuk dëshiron të luajë në finale të FA Cup ndaj Manchester Cityt.

E shtuna ishte një ditë e madhe për Unitedin të cilët e përfunduan sezonin e tyre zhgënjyes me një trofe, pasi fituan FA Cup duke mposhtur rivalin lokal Manchester City.

Alejandro Garnacho shfrytëzoi një gabim të Josko Gvardiol dhe një dalje të pa menduar të Stefan Ortegës për të shënuar golin e parë të Unitedit, ndërsa Kobbie Mainoo ishte ai që dyfishoi rezultatin.

City shënoi një gol të vonshëm përmes Jeremy Dokut, por Unitedi e menaxhoi mirë epërsinë që kishte krijuar për të fituar trofeun i cili ua garantoi atyre pjesëmarrjen në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm.

Lexo po ashtu Ten Hag thotë se Slot ka një themel të fortë te Liverpooli në krahasim me të

Pas fitores, një raportim është shfaqur ku thuhet se Casemiro i ka kërkuar Ten Hagut që të mos e aktivizojë në këtë takim për shkak se po vuante nga një lëndim i vogël.

Sipas BBC-së, teksa emri i Casemiros shihej në mesin e lojtarëve prezent në ekip, braziliani i bëri me dije trajnerit se po vuante nga një lëndim muskulor dhe nuk ishte i gatshëm që të kontribuonte në atë takim.

Ish-ylli i Real Madridit më pas bëri një fotografi me trofeun pas ndeshjes, teksa ishte në mesin e atyre lojtarëve që iu drejtuan tifozëve me një letër duke iu premtuar paraqitje më të mira sezonin e ardhshëm./Telegrafi/

Exit mobile version