Doli vendos të rrëfejë për jetën e tij të mbushur me tinguj, muzikën shqiptare e cila buron pashtershëm; shpesh plot përmallje për Gjakovën dhe Shqipërinë, por që notat e saj ndihen kudo në botë falë talentit të tij; për ata që e frymëzojnë, pasionet, e shumë detaje që nuk i keni njohur më parë.
Nga: Ilda Lumanim (Bordo)
Në sytë e publikut shqiptar ju u rritët ndërsa u shfaqët në Koncertin e Madh të Vjenës. Por për ju vetë, kur ishte momenti që e bëtë ëndrrën realitet?
Ëndrra ime personale si violinist me formim klasik u realizua në momentin kur u bëra anëtar i Orkestrës më prestigjioze në botë, “Filarmonisë së Vjenës. Por ëndrra ime më sublime si shqiptar u bë e prekshme kur shleva një detyrim moral si shqiptar; Prezantimin e muzikës shqiptare në sytë e mbarë botës.
Përmendni shpesh vendlindjen në intervistat tuaja, sa të rëndësishme janë për ju rrënjët, bazat e një njeriu?
Rrënjët janë jo thjesht gjaku që të vlon ndër deje por edhe gjithë informacioni gjenetik i kujtesës kolektive të paraardhësve. Sigurisht, për mua është gjithçka, formimi, edukimi dhe kultura që marrim nga prindërit, rrethi dhe shoqëria janë vendimtare jo thjesht në skalitjen e karakterit por edhe në paracaktimin e të ardhmes. E përmend shpesh Gjakovën time ku jam rritur, sepse me këtë qytet më lidhin kujtimet më të kristalta të fëmijërisë dhe rinisë së hershme, qyteti ku mësova dhe luajta për herë të parë në violinë, i cili është edhe sot për mua një burim i pashtershëm i përmallimit dhe pasionit.
Ju i keni dhënë një tjetër dimension muzikës shqiptare. Sigurisht për ne është emocionuese, por çfarë ndikimi ka patur ajo në vendet ku e keni luajtur?
Arti si pasuri e pashtershme e kombit tonë na bën fatlumë, meloditë shqiptare janë vërtet të bukura dhe jetojnë dhe marrin vlerë nga diversiteti dhe larmia që i karakterizon. Sjellja e saj në një dimension tjetër është sa e vështirë po aq edhe një përgjegjësi shumë e madhe. Synimi im është që këtyre melodive t’ju rijap jetë në shekullin ku jetojmë, por duke mos copëzuar asgjë nga autenticiteti i tyre. Kjo e bën muzikën shqiptare shumë tërheqëse për veshin dhe vulos një pjesë të qenësishme të identitetit tonë. Kështu muzika shqiptare nuk është e këndshme vetëm për veshin e publikut shqiptar por edhe mbarëbotëror. Në fakt lidhur me këtë gjë kam marrë vlerësime shumë të larta nga kritikë të zellshëm dhe njohës të mirë të artit dhe muzikologë.
Kush e ka frymëzuar karrierën tuaj?
Dashuria e zjarrtë për artin (muzikën) dhe ambicia ime.
A keni ju një violinist të preferuar?
Janë shumë të tillë, tek disa më tërheq teknika, te disa të tjerë ndjeshmëria interpretative por nëse do të isha i kufizuar për të thënë veç një emër ai do të ishte: David Oistrach.
Çfarë muzike dëgjoni?
Për shkak të punës që bëj jam i lidhur pashmangshëm me muzikën, më duhet ta dëgjoj, krahasoj, të hulumtoj gjatë gjithë kohës. Pa marrë parasysh, a ka të bëjë me etno-muzikologjinë shqiptare apo me hulumtimet e muzikës klasike. Por, ngaqë jeta ime është vetëm muzikë, mundohem që në kohë relaksi ta kaloj pa të, edhe pse në prapavijë më ndjekin gjithmonë meloditë-zhurmë të Tinitusit.
Përtej muzikës çfarë hobesh keni?
Lexim, shëtitje në natyrë dhe sport.
Çfarë letërsie pëlqeni?
Përveç letërsisë shqipe, lexoj shumë letërsi gjermane, angleze dhe ruse.
Keni një shkrimtar të preferuar?
Përtej autorëve klasikë si: Goethe, Schiller, Kant, Schopenhauer, Tolstoi, Dostojevski e të tjerë të këtij kalibri … me sugjerimin e një mikeshës sime kam zbuluar një shkrimtar francez bashkëkohor shumë të talentuar. Jam duke lexuar librin “Nënshtrimi” nga Michel Houllebecq, stil impresionues dhe parashikues madje do shtoja.
Kush ka lënë më shumë shenjë në jetën tuaj?
Prindërit e mi, ata janë modeli që për mua nuk del kurrë nga moda.
Keni një filozofi jete?
Më ka pëlqyer gjithnjë një thënie e Ajnshtajnit: “Të gjithë e dinë që një gjë është e parealizueshme, derisa arrin një që nuk e di dhe e realizon”.
Kush është miku, mikesha juaj më e mirë?
Përgjithësisht jam natyrë sociale dhe rrethohem nga miq shumë të mirë, por njërin prej tyre e kam si vëlla. Ai është kushëriri im Toni, me të cilin ruaj një raport shumë special, shpesh ai është këshilltari im më i besuar.
Kë telefononi për të ndarë suksesin e një koncerti?
Nuk hezitoj, gjithmonë pas një koncerti i telefonoj nënës dhe motrës time.
Ka diçka që nuk e realizoni dot për shkak të famës suaj?
Në Vjenë dhe në Evropë të qenit i njohur nuk më kufizon për shkak se jam i njohur në rrethet e artistëve, muzikantëve dhe dashamirësve të muzikës klasike. Në Tiranë dhe në trojet shqiptare “Fama” merr tjetër përmasë që deri diku më kufizon lirinë. Psh kur vij në Tiranë apo Prishtinë miqtë e mi më ankohen se nuk kaloj shumë kohë me ta për shkak të angazhimeve edhe publike, intervista apo takime pune.
Ju pengon, shqetëson vëmendja e fansave?
Jo aspak, përkundrazi, jam i lumtur dhe ndjehem i përkëdhelur prej faktit se të jesh violinist nuk është njëlloj si të jesh pop star, e megjithatë arti që unë bëj tërheq vëmendjen dhe njerëzit më duan.
Dihet pak ose aspak për jetën tuaj private?
Nuk do të quhej e tillë po të ishte e kundërta. Jeta ime personale është si një thesar që nuk më pëlqen ta ekspozoj.
Tashmë jeta juaj profesionale është në një vijë të drejtë suksesi, çfarë sfidash dhe ambiciesh keni?
Ka një ëndërr të cilën nuk ngopem duke e parë si një film të cilin e sheh dhe e risheh derisa fillon e jeton. Për mua kjo ëndërr është projekti i jetës sime dhe është promovimi i artit dhe muzikës shqiptare nëpër botë.
Një koncert ëndërr për ju kush do të ishte?
Besoj jo vetëm e imja, por për shumë muzikantë një ëndërr do re ishte përjetimi edhe njëherë ‘live’ i zërit të të papërsërirshmit Luciano Pavarotti në Operan e Vjenës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë