Tingujt e këngës emblematike “Mora fjalë” në zemër të Bruneit, presidentja Osmani ndan pamjet

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ndodhet për vizitë zyrtare në Brunei, ndërsa është pritur me nderime të larta.
E para e shtetit, e ka quajtur një moment historik vizitën atje që thekson miqësinë dhe respektin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Sulltanatit të Bruneit.
E sot, Osmani në një postim në Facebook ka ndarë pamje ku orkestra mbretërore e Bruneit interpreton këngën “ Mora fjalë”
“‘Mora fjalë’ solli në zemër të Brunei Darussalam tingujt e kësaj kënge emblematike, të performuar kësaj radhe nga orkestra mbretërore e Bruneit, duke dëshmuar respektin për sakrificën e Kosovës si dhe fuqinë e kulturës përtej kufijve”, shkruan Osmani.
Kënga “Mora fjalë”, i kushtohet rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/05/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































