Site icon Telegrafi

Tigrin e mbyllur në kafaz, e dërguan si të “ftuar nderi” në mesin e maturantëve (Video)

Një shkollë e mesme në Miami të Shteteve të Bashkuara, ka dërguar gjatë mrëmjes së maturës një tigër të mbyllur në kafaz – gjë që ka ngjallur bezdi te përdoruesit e rrjeteve sociale, duke e quajtur si abuzim i pastër mbi të drejtat e kafshëve.

Institucioni privat, ka dashur që organizimi të jetë sa më interesant, duke ftuar edhe valltarë që përformojnë me flakë, por as kjo nuk u pëlqye pre nxënësve, transmeton Telegrafi.

“Mirë se vini në xhungël”, ishte tema e mbrëmjes, të cilën deshën ta plotësojnë me atë që e konsideruan si të ftuar nderi. Që rrotullohej në kërkim të shpëtimit, i shqetësuar nga ambienti i panjohur.

“Gjesti më i turpshëm që mund të shihet në ndonjë aheng, aq më pak nga një institucion edukativ. As nxënësve nuk është duke iu pëlqyer”, është komentuar ngjarja e pazakontë. /Telegrafi/

https://youtu.be/ZcQ5BSRQcv8

Exit mobile version