Tifozët e Interit i kanë bërë sërish thirrje Milan Skriniar që të nënshkruajë një kontratë të re me ta, ndërsa drejtori Beppe Marotta këmbëngul se nuk ka ‘afat’ për bisedimet.
Nerazzurrët luajtën me Parmën të martën mbrëma në kuadër të Kupës së Italisë, ku fituan me rezultat 2-1 pas vazhdimeve dhe kaluan tutje.
Mbështetësit e Interit kishin vendosur përsëri një pankartë duke i kërkuar Skriniarit të qëndrojë me ta si ‘kapiten’ i tyre në të ardhmen.
“Qëndro në Milano, ti je kapiteni ynë”, shkruante në pankartën e shpalosur nga ultrasit e Nerazzurrëve.
Altro striscione della Curva Nord per la permanenza di Milan #Skriniar
“Resta a Milano, sei il nostro capitano”#InterParma @calciomercatoit pic.twitter.com/gbNNbUoOPR
— Giorgio Trobbiani (@trobbiani_gio) January 10, 2023
Skriniar është nën kontratë me Interin vetëm deri në qershor 2023 dhe brenda ditëve mund të fillojë negociatat formale për t’iu bashkuar një klubi tjetër si lojtar i lirë gjatë verës.
Ai nuk ka dhënë ende një përgjigje për ofertën përfundimtare për një marrëveshje të re nga Interi, kështu që Marotta u pyet për raportet se ata po i vendosin një afat për të marrë nënshkrimin ose për ta lënë të largohet.
“Ne nuk do të vendosim asnjë afat, kjo dinamikë ndodh në çdo klub. Jemi të përqendruar në një periudhë shumë të vështirë me shumë ndeshje dhe duam që fokusi ynë të jetë atje”, ka thënë Marotta për Sport Mediaset. /Telegrafi/
Per #Marotta nessuna deadline o ultimatum a #Skriniar pic.twitter.com/JfbYmFGJtz
— Marco Barzaghi (@MarcoBarzaghi) January 10, 2023