Pasi fitoi El Clasicon, Barcelona e rriti diferencën ndaj Real Madridit në shtatë pikë me vetëm tri ndeshje të mbetura, duke i vendosur ato shumë pranë titullit të La Ligës .

E tëra çfarë u nevojitej ishte që Los Blancos të dështonin kundër Mallorcas të mërkurën për të fituar zyrtarisht ligën.


Në minutën e 90-të, rezultati ishte i barabartë 1-1, dhe dhjetëra tifozë të Barçës ishin mbledhur tashmë në Canaletas (vendi i zakonshëm i festimeve të Barçës në La Rambla), gati për të festuar.

Atëherë Jacobo Ramon i shuajti shpresat e tyre me një gol fitues në minutën e fundit në kohën shtesë, duke vulosur fitoren 2-1 për Madridin.

Cules nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të kthehej i qetë në shtëpi.

Ndoshta ka ardhur koha ta kuptojnë: me Real Madridin, gjithçka nuk mbaron kurrë derisa të bie fishkëllima e fundit e gjyqtarit. /Telegrafi/

telegrafi sport app