Vetëdijësimi për përfshirjen gjinore dhe sociale, ishte qëllimi i evntit organizuar nga Eco KosWomen sot në qytetin e Prishtinës.
Eventi është në kuadër të projektit EREA, i cili mbështetet nga Caritas-i Zviceran në Kosovë dhe financohet nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim.
Në këtë event janë shpalosur mesazhe që kanë për qëllim vetëdijesimin për rolin e grave në shoqëri, duke nxitur ndryshime pozitive që kontribuojnë në fuqizimin ekonomik të grave, dhe njëkohësisht avancojnë barazinë gjinore në Kosovë.
Fushata ka për qëllim të theksojë rolin e rëndësishëm të grave në zhvillimin e shoqërisë, duke përçuar mesazhe të fuqishme si: “Një grua e fuqishme mbështet një grua tjetër” dhe “Barazia dhe gjithëpërfshirja janë çelësi i suksesit”.
Këto mesazhe do të shfaqen nëpër komuna të ndryshme të Kosovës, duke përfshirë kryeqytetin, si një thirrje për veprim ndaj të gjithë aktorëve të shoqërisë.
Eventi ka vendosur si temë qendrore fuqizimin ekonomik të grave dhe promovimin e rolit të tyre në bujqësi dhe vendimmarrje. Aktivitetet përfshijnë ndërgjegjësimin për rëndësinë e qasjes së grave në burime si grantet për zhvillimin bujqësor dhe përmirësimet infrastrukturore që lehtësojnë transportin për gratë në zonat rurale.
Shpresa Gosalci, nga EKW në fjalimin hyrës tha mesazhet e shpalosura përmes kësaj iniciative janë një thirrje për veprim duke nënvizuar se mbështetja e barazisë gjinore është një faktor kyç në ndërtimin e një të ardhme më të drejtë dhe të sigurt për të gjithë.
“Gratë kudo që janë meritojnë mundësi të barabarta. Mesazhet që shpalosim përmesa tabelave tona në këtë event në Prishtinë por edhe në qytete tjera, janë një thirrje për veprim. Temat kyqe që po promovojmë përmes kësaj iniciative, fuqizimi i grave në bujqësi dhe roli i tyre në vendimmarrje.”, u shpreh ajo.

Venera Çerkini, nga MPBZHHR tha se gratë kanë kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e vendit tonë.
“Gratë në Kosovë kanë treguar përherë gatishmëri për t’u përballur me sfida dhe për të luajur një rol të rëndësishëm në fushën e jetës duke kontribuar në mënyrë të ndjeshme në zhvillimin e vendit tonë”, u shpreh ajo.

Ndërkaq Gerhard Schaumberg, drejtor i Caritasit në Kosovë mendon se problemi tek bujqësia është tek informaliteti.
“Mendoj se tashmë ata tashmë po bëjnë një punë të shkëlqyer. Problemi tek bujqësia është kryesisht tek informaliteti. Pra, ajo që ne po mbështesim është gjithashtu të zyrtarizojmë bizneset.”

Havushe Bunjaku, pronare e biznesit 99 Lule, merret me bimë mjekuese aromaatike dhe përveqëse është pjesë e tregut vendor, ajo eksporton edhe në tregun zviceran.
“Na jemi prej komunës së Prishtinës, biznesi është në Slivovë. Biznesi është i funksionalizuar dhe i regjistruar nga viti 2012. Merremi me bimë mjekuese aromatike, kryesisht është i fushës së Bujqësisë, që i përpunojmë pastaj në çajra dhe vajra. Kërkesa është në rritje, sepse prej 2012 deri në 2024 dmth 12 vite jemi veq në tregun vendor dhe pak eksportojmë për tregun zviceran.”, tha ajo.

Valdete Sahiti, pronare e biznesit LoEl, tha për Telegrafin se qytetarët ende nuk janë të vetëdijësuar se çfarë rëndësie kanë produktet vendore.
“Për biznesin, kam përkrahje në të gjitha anët mirëpo duke e pasur parasysh përkrahjen prej organizatave që në përgjithësi udhëhiqen nga gratë atëherë përkrahja ka qenë më e madhe. Ka qenë një motivim, një shtytje më e madhe, nga ana e grave, në anën morale më së pari, që të kanë mbështetur në atë mënyrën “ti mund t’ia dalësh, ti e bën”, kjo ka ardhur nga gratë si shtyje më e madhe. Mirëpo me i’a dalë për produktet vendore, thuajse populli ka nevojë ende të vetëdijësohet se ende te produket e importuara po luan rol edhe çmimi mirëpo ende nuk janë të vetëdijësuar se çfarë rëndësie kanë produktet vendore.”, u shpreh Sahiti.

Organizatorët kanë bërë thirrje për të bashkuar forcat për të krijuar një Kosovë më të fuqishme dhe më të drejtë, duke ndërtuar ura të bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve dhe institucioneve për të përkrahur gratë në çdo aspekt të jetës.
Fushata është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të rritur ndërgjegjësimin rreth rëndësisë së diversitetit dhe përfshirjes sociale, si dhe për të krijuar mundësi konkrete për gratë që të zhvillojnë potencialin e tyre dhe të kontribuojnë në shoqëri.
Eventi është pritur pozitivisht nga komuniteti dhe institucione të ndryshme, të cilët kanë premtuar mbështetjen e tyre për nismat që fuqizojnë rolin e grave në shoqëri.
Maketa si në Prishtinë me mesazhe vetëdijesuese do të shpërndahen edhe në qytetet tjera të Kosovës si: Peja, Prizreni, Podujeva, Mitrovica, Shtërpca dhe Ferizaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nis një fushatë kundër shtrenjtimit të rrymës

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës