Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe nënkryetari Dardan Sejdiu, kanë reaguar ndaj thyerjes së xhamit në njërin nga autobusët e rinj të Trafikut Urban.

Njërit nga autobusët e rinj, që u lëshuan në qarkullim të premten, në 9-vjetorin e Ditës së Pavarësisë, sot i është thyer xhami, shkruan Telegrafi.


Ndaj këtij akti ka reaguar kryetari i Prishtinës, përmes një postimin në Facebook.

“Kot e kanë! Prishtina po bëhet”, ka shkruar Ahmeti.

Ndaj këtij akti ka reaguar edhe nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu.

"Për juve që po ju pengon transformimi i Prishtinës, ju them ne nuk ndalemi. E Prishtina së shpejti do i ketë edhe 21 autobus të ri që vijnë për qytetit tonë. Prishtinë të dua", ka shkruar Sejdiu. /Telegrafi/