Një burrë nga Ohio të SHBA-ve, ka ndërruar jetë nga coronavirusi pasi që pretendonte se pandemia nga e cila kanë humbur jetën mijëra njerëz, ka qenë ide e “gabuar” ta publikojë në Facebook, shkruan Daily Mail.

Richard Rose, 37-vjeç, ndërroi jetë më 4 korrik, katër ditë pasi që kishte rezultuar pozitiv në testin e COVID-19. Ai pretendonte që pandemia e coronavirusit është “budallallëk”, dhe se shumë herë ka refuzuar të bartë maskë mbrojtëse në fytyrë, por ky veprim i kushtoi atij me jetë, transmeton Telegrafi.


Veterani i ushtrisë amerikane që shërbeu për nëntë vite në Irak dhe Afganistan, ka ndërruar jetë nga virusi në shtëpinë e tij më 4 korrik.

4 36

Ai për disa ditë nuk ishte deklaruar më nëpër rrjetet sociale, por në një moment ka shkruar se është ftohur. Prej asaj dite, filloi çdo ditë të informojë miqtë për gjendjen e tij shëndetësore.

2 64

“Kam simptoma të coronavirusit. Sot në mëngjes kam bërë testin, do të duhej së shpejti të marrë rezultatet. Dua vetëm të jem sërish mirë”, kishte shkruar ai.

3 43

Disa orë më vonë në po të njëjtën ditë ka rezultuar të jetë pozitiv në testin e COVID-19. Të nesërmen këtë lajm e ka ndarë me të gjithë, dua ua bërë me dije se ka mbetur pa frymë dhe se është në gjendje shumë të rëndë. E dy ditë më vonë ka ndërruar jetë.

5 29

Miku i Richardit, Nick Connell i cili foli për mediat lokale tha se i vie shumë keq për vdekjen e mikut, por e kritikon ashpër që nuk dëshironte të mbante maskë.

6 22

“Më vie shumë keq, ai ka qenë mik i imi, e kam njohur përmes një video-loje, kur tani kam mbetur pa të. Mund ta kuptoj që nuk ka dashur ta bartë maskën mbrojtëse, por nuk ka qenë i vetëdijshëm se me këtë veprim e rrezikon jetën”, ka shtuar ai.

7 17

Në Ohio janë raportuar rreth 65 mijë të infektuar me coronavirusit, derisa numri i të vdekurve në këtë vend deri më tani ka shkuar në 3058.  /Telegrafi/