LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Zgjedhjet lokale të 15 tetorit, testi i radhës për Maqedoninë

Thaçi: Zgjedhjet lokale të 15 tetorit, testi i radhës për Maqedoninë

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, sot në Tetovë realizoi takim me Shefen e Misionit Mbikëqyrës të OSBE-ODIHR, Dame Audrey Glover.

Temë e bisedës ishte situata politike në vend si dhe mbarëvajtja e zgjedhjeve të cilat janë planifikuar të mbahen më 15 Tetor, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Në takim Thaçi vlerësoi se partitë politike që marrin pjesë në zgjedhje duhet të tregojnë vullnet politik dhe respektimit të normave dhe standardeve ndërkombëtare për zgjedhje demokratike, duke theksuar se zgjedhjet e 15 tetorit do të jenë testi i radhës për Maqedoninë në përmbushjen e këtyre standardeve, ku përgjegjësinë kryesore e mbajnë partitë në pushtet”, thuhet në njoftimin e PDSH-së.


Thaçi gjithashtu ka potencuar se akoma nuk ka ndarje të vërtetë të shtetit nga partia dhe se partitë në pushtet vazhdojnë të shfrytëzojnë dhe keqpërdorin administratën dhe resurset shtetërore, andaj në këtë drejtim kërkoi përkrahjen e faktorit ndërkombëtarë që të garantohen zgjedhje të lira, demokratike dhe të besueshme.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se zgjedhjet lokale të 15 tetorit duhet të jenë korrekte, të besueshme dhe demokratike, për ta rikthyer vendin në agjendën e integrimeve euro-atlantike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori