Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për emisionin “Pressing”, ka folur për ish-Presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.
Thaçi ka thënë se bashkë me Rugovën kanë festuar një nga ditëlindjet e tij në Athinë.
“Kam festuar bashkë presidentin Rugova ditëlindjen e tij në Greqi, më saktë në Athinë”, tha Thaçi.
Thaçi është pyetur edhe për atë që në librin për të të shkruar nga dy autorë anglez, Rugova paraqitet si pijanec kronik. Ai nuk ka pranuar ta komentojë këtë, duke thënë se libri është i autorëve, dhe jo i tij.
Për atë çfarë Thaçi mendon për Rugovën, dhe të tjerët do ta bëjë të ditur kur ta botojë një libër të tij, nga shënimet personale që i ka mbajtur nga ngjarjet dhe takimet e rëndësishme.
Ndërsa, sa i përket rolit të Rugovës në Rambuje, Thaçi ka thënë roli i ish presidentit në këtë konferencë ka qenë pasiv, dhe ka dashur që mbledhjet të kryhen sa më shpejt.
Sa i përket referendumit në këtë marrëveshje, Thaçi thotë se është ai personalisht që ka arritur ta nxjerrë, me insistimin e tij.
Por, Thaçi thotë se vlerësimet në librin e tij për Rugovën janë bërë nga autorët.
“Presidenti Rugova është vlerësuar edhe më herët kështu nga gazetarët. Unë nuk kam dhënë edhe këso vlerësime kurrë. Çka kanë shkruar aktorët e librit, nuk kam asnjë përgjegjësi. Unë i qëndrojë mbrapa librit, por jo ata çka e kanë thënë autorët”, ka thënë Thaçi.
Thaçi ka thënë se nuk është libri i tij.
“Ky nuk është libri im. Atë e kanë bërë autorët që kanë emër dhe mbiemër”.
Në librin e Thaçit, ish-presidenti Rugova cilësohet si kronik dhe adhurues i pijeve alkoolike dhe verës.
Ndërkaq, mes tjerash Thaçi ka folur edhe për dëbimin nga Kosova të gjashtë shtetasve turq, të cilët në Turqi akuzohen për gjoja terrorizëm, si pjesëtarë të lëvizjes së Fethullah Gylenit.
Ai ka thënë se ka biseduar me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, në telefon, pas dëbimit të gylenistëve drejt Turqisë.
“Kemi diskutuar për zhvillimet tona bilaterale, për atë se nuk ka nevojë për tensionim të situatës”, ka deklaruar Thaçi.
“Nuk pajtohem me opinionet drejtuar lidershipit kosovar prej askujt, Kosova nuk i takon as gylenizmit, as frymës erdoganiste”, ka thënë presidenti.
“E panevojshme dhe e paqëndrueshme”, ka deklaruar Thaçi, kur është pyetur se cili është komenti i tij për deklaratat e Erdoganit për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë