LAJMI I FUNDIT:

Thaçi premton mbështetje institucionale për viktimat e dhunës seksuale

Thaçi premton mbështetje institucionale për viktimat e dhunës seksuale

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka pritur sot një delegacion të aktivisteve për të drejtat e viktimave të dhunës seksuale, të kryesuar nga drejtoresha Ekzekutive e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës, Feride Rushiti.

Presidenti Thaçi u ka shprehur atyre mirënjohje për angazhimin e palodhshëm për gati dy dekada, për këtë çështje sa e ndjeshme, aq edhe humanitare, e cila meriton përkujdesje institucionale.

“U jam mirënjohës, sepse keni qenë këmbëngulëse. Falë angazhimit tuaj, tani ka filluar edhe përkujdesja institucionale”, u shpreh presidenti Thaçi.


Ndërsa, drejtoresha Ekzekutive e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës, Feride Rushiti, theksoi se shoqëria civile ka qenë e angazhuar tërë kohën dhe falë këtij angazhimi është arritur të ndërtohet infrastruktura e nevojshme për të ofruar mbështetje për viktimat e dhunës seksuale.

“Kemi ndërtuar një mekanizëm më të drejtë, më transparent, më kredibil”, ka thënë Rushiti, duke folur për sfidën e identifikimit të viktimave dhe të masave për t’i mbështetur viktimat dhe familjet e tyre.

Presidenti Thaçi u premtoi aktivisteve për të drejtat e viktimave të dhunës seksuale se përkrahja e institucioneve asnjëherë më nuk do të mungojë.

“Do të keni përkrahjen time personale dhe institucionale”, u shpreh presidenti Thaçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Kalo në kategori