Thaçi ngushëllon Turqinë për viktimat e ortekut dhe aksidentit me aeroplan

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka ngushëlluar Turqinë për viktimat e ortekut si dhe të aksidentit me aeroplan në Stamboll.
Thaçi përmes një postimi në Twitter ka thënë se Kosova i qëndron pranë popullit dhe Qeverisë së Turqisë.
“Thellësisht i pikëlluar nga humbja e jetëve si pasojë e ortekut në Bahçesaray dhe aksidentit me aeroplan në Stamboll. I qëndrojmë pranë popullit dhe Qeverisë së Turqisë. Ngushëllime familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të lënduarve”, ka shkruar i pari i vendit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/02/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































