LAJMI I FUNDIT:

Thaçi në Sofje, pjesëmarrës në Samitin e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor

Thaçi në Sofje, pjesëmarrës në Samitin e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Sofje të Bullgarisë, ku do të marrë pjesë në punimet e Samitit të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Thaçi do të marrë pjesë në takimin dhe konferencën e përbashkët të liderëve të shteteve të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.

Në kuadër të këtij samiti, presidenti Thaçi do të zhvillojë takime bilaterale me liderë të ndryshëm shtetërorë, kurse pasdite do të marrë pjesë edhe në Forumin Ekonomik Botëror, që organizohet në kryeqytetin e Bullgarisë.


Pjesë e Samitit të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor në Sofje do të jenë mbi 30 liderë të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Ndryshe, për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës, kryeministri spanjoll Mariano Rajoy ka refuzuar pjesëmarrjen në Samitin e BE-së në Sofje. /Telegrafi/