LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Krejt çfarë i duhet veriut është zhvillimi ekonomik dhe perspektiva

Thaçi: Krejt çfarë i duhet veriut është zhvillimi ekonomik dhe perspektiva

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se të gjithë janë të angazhuar që në veri të ketë normalitet, rend dhe ligj, përfshirë të gjitha komunitetet – edhe komunitetin serb.

Sipas Thaçit, atje ka lëvizje, njerëzit e barrikadave janë integru dhe përmirësim është bërë edhe sa i përket ndërtimit të urës së re.

“Qëllimi i vizitës sime ishte mesazhi i bashkëpunimit, mesazhi se ne mund të punojmë bashkërisht, mund të kemi efikasitet në punë. Ajo çfarë mund të konkludojë nga vizita ime është se atyre njerëzve, më tepër se nacionalizmi ju duhet zhvillimi ekonomik dhe perspektiva”, ka thënë Thaçi në emision Rrokum Rroll të Tv Rrokum. /Telegrafi/