Tetovë, aksion për largimin e veturave të vjetra nga rrugët dhe trotuaret

Me dhjetëra vetura të papërdorshme, në gjendje të amortizuar dhe që janë lënë në rrugë ose trotuare vazhdojnë të pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve në territorin e qytetit të Tetovës. Këta vetura, pjesa më e madhe e tyre janë të shkatërruara nuk largohen nga pronarët e vërtetë dhe ende mund të hasen në pjesë të ndryshme të Tetovës, duke dëmtuar edhe hapësirat publike.
Janë rreth 20 vetura të cilët nuk përdoren nga pronarët por që janë detektuar nga autoritetet e komunës së Tetovës në rrugët kryesore të qytetit, rrugët dytësore, parqe dhe vende periferike. Së këndejmi, komuna e Tetovës apelon që pronarët e automjeteve të dëmtuara, të cilat për një kohë të gjatë janë të parkuara në vende publike, duke uzurpuar hapësirën dhe duke rrezikuar sigurinë e qytetarëve, t’i largojnë sa më shpejt.
Inspektorati tashmë ka lëshuar njoftime për automjetet e dëmtuara në të gjithë qytetin. Kërkojmë bashkëpunim në të mirë të të gjithë qytetarëve sepse përndryshe Inspektorati do të vazhdojë me marrjen e automjeteve, theksuan nga komuna e Tetovës.
“Komuna e Tetovës gati se çdo vit, gjatë kësaj periudhe organizon aksione për largimin e këtyre vetura. Fillimisht i paralajmërojnë pronarët e automjeteve dhe u jepet një afat i caktuar që ata vet të largojnë të njëjtat. Nëse brenda afatit të caktuar nuk largohen ato automjete që janë të papërdorshme, atëherë përmes inspektoratit i largojmë prej vendeve publike. Kjo, realizohet sepse hapësirat janë prona të qytetarëve dhe qytetarët kanë të drejtë që të lëvizin lirë dhe pa pengesa”, deklaroi Besarta Ramadani, zëdhënëse e komunës së Tetovës.
Nga komuna e Tetovës kanë bërë të ditur se ky aksion do të vazhdojë edhe në të ardhmen me qëllim që të gjitha këta automjete të largohen nga vendet ku qëndrojnë me vite të tëra dhe nuk largohen ose mirëmbahen nga pronarët. Ende nuk dihen arsyet se pse një pjesë e pronarëve të këtyre veturave vendosin që të njëjtat t’i lënë në këto pjesë të qytetit dhe nuk i dërgojnë në vende adekuate sidomos aty ku shiten pjesë të vjetra për vetura.
Aksione të këtilla janë duke u realizuar çdo vit në Tetovë dhe çdo herë janë me dhjetëra automjete që janë braktisur nga pronarët. Veturat e detektuara së fundmi janë hasur edhe nëpër hapësirat publike para ndërtesave dhe në vend se këta oborre të përdoren për hapësira për gjelbërim ose këndë për lojëra për fëmijë, janë të uzurpuara me vetura të vjetra. Kryesisht këta automjete janë të markave të vjetra, Jugo, Zastava, Llada, Golf 1, e kështu me radhë, të cilët krahas pengesës së lëvizjes së lirë, japin edhe një imazh të keq vet qytetit të Tetovës./Koha.mk/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi