Tetova renditet qyteti i parë me të papunë në Maqedoni, tregojnë të dhënat e Agjencisë së Punësimit. Në fakt, Shkupi me 30.638 persona të papunë kryeson listën, mirëpo kur merret parasysh se Shkupi ka mbi 600 mijë banorë në raport me Tetovën me rrethinën me mbi 180 mijë banorë, atëherë Tetova me 20.160 të papunë është qyteti i parë në vend për papunësi.
Në top-dhjetëshin e qyteteve tjera më të mëdha në Maqedoni me numër të lartë të të papunëve renditet edhe Kumanova me afër 100 mijë banorë dhe 16.219 të papunë, Gostivari me mbi 80 mijë banorë me 11.295 të papunë, Prilepi me mbi 70 mijë banorë dhe 9080 të papunë, Strumica me mbi 35 mijë banorë dhe 6779 të papunë, Manastiri me 33.232 banorë dhe 6773 të papunë, Velesi me mbi 55 mijë banorë dhe 5456 të papunë, Struga me mbi 63 mijë banorë dhe 4887 të papunë dhe Shtipi me mbi 40 mijë banorë dhe 4473 të papunë.
Njëherësh, edhe qytetet e tjera me numër më të madh apo më të vogël të banorëve, por edhe me një popullatë të madhe jashtë shtetit apo në mërgim, kanë shifra të larta të papunësisë. Në Kërçovë, në muajin dhjetor të vitit 2020, janë regjistruar 4069 të papunë, në Koçani 3596 të papunë, Dibra me 3062 të papunë, Kriva Pallanka – 3061, Radovishi – 2986, Kavadari – 2333 dhe Gjevgjelia me 2113 të papunë. Ekspertët e kësaj fushe thonë se përskaj zhvillimit jo të barabartë rajonal, papunësia në Maqedoni ndërlidhet edhe me procesin e tranzicionit, që kontribuoi në papunësinë afatgjatë. Megjithatë, në nivel vendi, papunësia po shënon trend të uljes si rrjedhojë e mërgimit jashtë shtetit të fuqisë punëtore për punë të përkohshme sezonale apo për punë të përhershme, krijimit të vendeve të punës nga ana e investitorëve të huaj dhe vendor, kalimit të më shumë vendeve të punës nga ekonomia informale në ekonominë formale falë përkrahjes qeveritare, por edhe në sajë të masave aktive të tregut të punës.
Ekonomistët thonë se zgjidhja e problemit të papunësisë kërkon analizë më të thellë, si dhe realizimin më në fund të regjistrimit të popullatës. “Regjistrimi do të tregojë një pasqyrë reale të popullatës që jeton në vend, si dhe popullatën që jeton jashtë vendit. Në bazë të kësaj, do të duhet të përgatitet edhe një Program afatgjatë dhe i qëndrueshëm ekonomik, i bazuar edhe kuadrin me të cilin disponojmë, por edhe në përgatitjen e kuadrit për një ekonomi që synojmë ta kemi nesër”, thonë ekonomistët. Ata shtojnë se është vështirë të thuhet se sa janë reale shifrat e papunësisë për shkak se një pjesë e caktuar e punëtorëve, nuk janë të paraqitur dhe punojnë në ekonominë gri, në bujqësi, një pjesë punojnë për gjashtë muaj jashtë shtetit e kështu me radhë.
Sfidë në të ardhmen mbetet edhe decentralizimi më i madh fiskal apo rritja e kulaçit të tatimeve për komunat. Kjo kërkon edhe trajnimin apo aftësimin e të punësuarve në komuna që do të kenë mundësi që me më shumë mjete financiare të marrin përgjegjësinë për ofrimin e kushteve më të mira për investitorët vendor dhe të huaj, si dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve. Ndryshe, para dy vitesh – Banka Botërore në raportin e saj konstatoi se gati të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor po shënojnë ulje të papunësisë dhe rritje të punësimit, por megjithatë në të gjithë rajonin mbeten problemet e punësimit më të ulët të grave dhe të rinjve, papunësisë afatgjate, si dhe shkalla e lartë e punësimit joformal në firma jo të regjistruara, punëtorë që pranojnë paga pa kontratë formale me shkrim apo punëtorët jo të paguar familjar./Koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës