Tetori i ndërgjegjësimit: Laboratori Elita Plus ofron pako speciale për parandalimin e kancerit të gjirit

Laboratori Elita Plus, një nga qendrat më të njohura diagnostike në vend, prej vitesh ofron shërbime të avancuara laboratorike dhe kujdes shëndetësor të besueshëm për pacientët.
Me teknologji moderne dhe staf profesional, Elita Plus është bërë adresë e sigurt për analiza të sakta dhe të shpejta.
Në kuadër të muajit tetor, i cili i dedikohet ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Elita Plus ka lansuar dy pako speciale analizash që ndihmojnë në identifikimin e hershëm të kësaj sëmundjeje.
Ky shërbim vjen si pjesë e përkushtimit të laboratorit për të rritur kujdesin shëndetësor të grave dhe për të theksuar rëndësinë e kontrolleve të rregullta.
Vizita kardiologjike falas më 31 tetor
Përveç analizave, më 31 tetor, në hapësirat e Elita Plus, kardiologu Dr. Jetmir Sejdiu do të ofrojë vizita falas për të gjithë pacientët e prekur nga kanceri, duke dhënë kështu një mbështetje të çmuar shëndetësore.
Zbritje 33% për pacientët me kancer
Laboratori njofton gjithashtu se, gjatë kësaj periudhe, të gjithë pacientët e prekur nga kanceri do të përfitojnë edhe nga një zbritje prej 33% në analiza, duke e bërë kujdesin më të qasshëm dhe të lehtë.
Me këtë nismë, Elita Plus synon të jetë më afër komunitetit dhe të kontribuojë në luftën kundër një prej sëmundjeve më sfiduese të kohës sonë.


















































